2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Në përplasjet mes DAESH e forcave të sigurisë në Irak, 40 të vrarë

Më të lexuarat

Anbar, 20 korrik – Të paktën 25 militantë të organizatës DAESH dhe 15 anëtarë të forcave të sigurisë irakiane janë vrarë në orët e fundit në ngjarje të ndryshme në të gjithë provincën Anbar në Irak.
 
Numri i viktimave është bërë i ditur edhe nga burimet e ushtrisë dhe policisë irakiane. Nënkolonel Ahmed el-Obaidi, i ushtrisë irakiane ka deklaruar për AA se katër militantë të DAESH-it duke përfshirë edhe një udhëheqës të tyre janë vrarë në zonën Kabisa.
 
Një tjetër zyrtar i ushtrisë irakiane, Ahmed al-Delimi, u shpreh për AA se avionët e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë goditur pozicionet e DAESH-it në periferi të qytetit Falluxha dhe në zona të tjera, duke lënë 21 militantë të vdekur dhe dy automjete të blinduara të shkatërruara.
 
Ndërsa nga informacionet e marra nga burimet e policisë në Anbar, mësohet se 15 pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë kur autokolona e tyre u godit një mjet shpërthyes i improvizuar në zonën Al-Tash në jug të qytetit Ramadi.
 
Edhe pse kohët e fundit DAESH ka humbur kontrollin në disa zona në Irak, organizata në fjalë vazhdon të mbajë nën kontroll pjesën më të madhe të Anbarit, duke përfshirë edhe kryeqytetin e provincës Ramadi.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit