8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Omicroni vazhdon të jetë shpërthyes në Kosovë

Më të lexuarat

Situata epidemiologjike në Kosovë vazhdon të jetë kritike, e kjo për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të rasteve të reja me coronavirus dhe pranisë së variantit Omicron.

Vetëm gjatë javës së kaluar nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, janë konfirmuar në total 15 mijë e 312 raste të reja, kurse katër persona kanë humbur jetën, shkruan Telegrafi.null

Deri më tani numri i rasteve aktive në Kosovë ka arritur në 17 mijë e 743.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 2 mijë e 957 raste pozitive me COVID-19, dhe një person ka humbur jetën.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen. Ai u shpreh se secili qytetarë që ka marrë dy vaksina duhet me patjetër që të marrë edhe dozën e tretë.

Ministri shtoi se ekziston mundësia që edhe personat që kanë marrë tri doza të ri-infektohen me COVID-19, mirëpo e kalojnë më lehtë.

“Nëse dikush është vaksinuar me dy doza duhet ta marrë edhe dozën përforcuese. Unë e kam marrë edhe vet. Secili duhet ta marrë edhe vaksinën e tretë. Edhe ata që kanë marrë vaksinën mund të sëmuren. Vaksina nuk është 100% në të gjitha rastet, por nëse riinfektohesh megjithatë do të kalojë më lehtë sesa mos të jesh i vaksinuar”, u shpreh Latifi.

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja në luftimin dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit, masa këto të cilat kanë hyrë në fuqi më 22 janar dhe do të zgjasin deri më 4 shkurt 2022.null

Me masat e reja, ora policore për qytetarët nis nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Qytetarët janë të obliguar që të bartin maskën, pavarësisht vendit në të cilin ndodhen, ndërkaq lokalet e gastronomisë do të jenë të hapura deri në orën 21:00, ndërsa muzika lejohet deri në 20:30.

Më poshtë ua sjellim numrin e rasteve pozitive që janë konfirmuar gjatë shtatë ditëve të kaluara:

23 Janar 2022: 1 vdekje, 2,957 raste pozitive

22 Janar 2022: 0 vdekje, 3,206 raste pozitive

21 Janar 2022: 1 vdekje, 2,943 raste pozitive

20 Janar 2022: 1 vdekje, 2,708 raste pozitive

19 Janar 2022: 0 vdekje, 2,050 raste pozitive

18 Janar 2022: 1 vdekje, 720 raste pozitive

17 Janar 2022: 0 vdekje, 728 raste pozitive. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit