1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ekspertiza: Papa Benedikt i XVI ngarkohet me përgjegjësi në skandalin e abuzimeve të klerikëve

Më të lexuarat

Një ekspertizë e Kryeipeshkvisë së Mynohut dhe Freisingut ka zbuluar sërish historinë e errët të Kishës katolike. Bashkëpërgjegjës ka qenë edhe kryeipeshkvi Ratzinger, më vonë Papa Benedikt i XVI.

Ish-papa Benedikt i XVI i tërhequr nga pontifikati ngarkohet me përgjëgjësi në ekspertizën për abuzimet në kryeipeshkvinë e Mynihut dhe Freisingut. Sipas ekspertizës ish-kryeipshkevi i Mynihut, Joseph Ratzinger, në katër raste nuk ka  ndërmarrë asgjë kundër klerikëve të akuzuar për abuzime, thonë investiguesit në Mynih.

Në një prononcim Benedikti e pati hedhur poshtë “kategorikisht” përgjegjësinë, por investiguesit e konsiderojnë këtë si jo të besueshme.

Në dy raste, kur ekspertiza konstatonte qendrim të gabuar të ish-kryeipeshkvit të Mynihut, bëhej fjalë për klerikë, të cilët kishin kryer disa abuzime edhe të atestuara prej gjykatave shtetërore. Të dy priftërinjtë kanë vazhduar megjithatë të mbehen në strukturat e kishës dhe nga ana e së drejtës kishtare nuk është ndërmarrë asgjë kundrejt tyre. Po ashtu vërehet në ekspertizë, se nuk ka pasur ndonjë interesim të “dukshëm” të Ratzingerit lidhur me viktimat e abuzimeve.

Investiguesit ndërkohë janë të bindur, se Ratzinger ka pasur dijeni për të kaluarën e errët të priftit Peter H., i cili në vitet 1980 kishte shkuar në Mynih nga Ipeshkvia e Essenit. H kishte qenë i dënuar si pedofil dhe më vonë edhe në ipeshkvinë e Mynihut vazhdonte me veprime abuzive.

/dwshqip/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit