4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Apple dhe Samsung bashkojnë forcat për të eleminuar kartën tradicionale SIM

Më të lexuarat

Në një të ardhme karta SIM që ne përdorim sot mund të zhduket plotësisht. Kjo për shkak se Apple dhe Samsung kanë bashkuar forcat dhe janë duke bashkpunuar me operatorët telefonikë më të mëdhenj për të zhvilluar dhe impelementuar një standart të ri përsa i përket këtyre kartave telefonike.
 
Në një raport të ri të publikuar nga prestigjozja Financial Times flitet për një e-SIM e cila do ti japë mundësi përdoruesve të ndryshojnë operatorin telefonik pa qënë nevoja të ndryshojnë kartën SIM brenda telefonit.
 
Kjo do të thotë që nuk do të ketë më ndërrime kartash, operatori telefonik mund të ndryshohet përmes një ndërfaqe të veçantë të vendosur në smartfon. Pra përdoruesi do të përdorë vetëm një kartë gjithmonë. Ky standart i ri pritet të implementohet në vitin 2016. Kompania Apple duket se është tepër e fokusuar tek kjo risi. Madje vitin që kaloi Apple prezantoi iPad-ët LTE të cilët ishin të pajisur me një kartë të veçantë të quajtur si Apple SIM. Sipas Financial Times ka shumë mundësi që një kartë e ngjashme të vijë e pranishme në një iPhone. Diçka e tillë do ti japë mundësi prodhuesve të smartfonëve të ndërtojnë smartfona më të hollë duke qënë se reduktohet hapsira ku duhet të vendoset karta SIM.
 
GSM Association, një grup industrial që përfaqëson operatorët telefonik, ka deklaruar për Financial Times se pjesa më e madhe e operatorëve, ku përfshihen AT&T, T-Mobile, Vodafone, Telefonica, Orange kanë perspektiva për të aplikuar e-SIM. Do jetë tepër interesant implementimi i këtij standarti por më shumë interesant ka për të qënë ndikimi që do të ketë diçka e tillë në tregun e smartfonëve dhe kryesisht në atë telefonik. (PC World Albanian)
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit