-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Detyra matematikore e Dorlirit që testoi 577 nxënës nga mbarë bota

Më të lexuarat

23-vjeçari Dorlir Ahmeti nga Gjilani, e ka realizuar një pjesë të ëndrrës së tij.
 
Në garën ndërkombëtare të matematicientëve, që është mbajtur gjatë këtij muaji në Tajlandë, 577 nxënës të shkollave të mesme nga e gjitha bota është dashur t’i zgjidhin gjashtë detyra të matematikës, raporton KTV.
 
E, në mesin e këtyre detyrave që nxënësit kanë pasur t’i zgjidhin, ka qenë edhe detyra e formuluar nga Dorlir Ahmeti. Ai tregon se si ka arritur të jetë bërë pjesë e kësaj gare si përfaqësues i Shqipërisë.
 
Gara, sipas tij, ka qenë tepër e fortë. Detyrën e tij kanë arritur ta zgjidhin vetëm 30 nga të gjithë pjesëmarrës
 
Ndërkohë, në këtë garë ndërkombëtare kanë marrë pjesë 104 shtete. Nxënësit e Kosovës e kanë zënë vendin e 86-të, kurse ata të Shqipërisë janë në vendin e 77-të.
 
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit