0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Erdogan të hënën në Shqipëri, pritet të nënshkruhen shtatë marrëveshje

Më të lexuarat

Të hënën, Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të jetë në një vizitë zyrtare në Shqipëri. 

Ndalesën e parë do e ketë në Laç, aty ku qeveria turke ka ndërtuar 524 apartamente pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Erdogan do marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të banesave të ndërtuara nga qeveria turke. Po në Lac, presidenti turk do të marrë pjesë në ceremoninë e emërtimit të sheshit të qytetit me emrin e tij.

Takimet më pas do të zhvendosen në kryeqytet ku në orën 13:00 do te zhvillohet takimi mes kryeministrit Rama dhe presidentit Erdogan.

Në orën 15.00 do të nënshkruhen 7 marrëveshje, memorandum mirëkuptimi dhe protokolle bashkëpunimi në fusha të ndryshme, për ti lënë vendin më pas konferencës për shtyp Rama-Erdogan.

Në orën 16.00, Erdogan do te marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut.

Mbylljen e vizitës një ditore në Shqipëri, Erdogan do ketë në hapjen e sesionit të ri parlamentar, ku do të ketë një fjalë përshëndetëse.

Për ardhjen e Erdogan janë angazhuar forca të shumta policie dhe për këtë është njoftuar se do të ketë bllokim të akseve rrugore ku do të kalojë presidentit turk./euronewsal.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit