3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Turqia dënon vendimin e Izraelit për më shumë vendbanime të jashtëligjshme në Jerusalemin Lindor

Më të lexuarat

Ministria e Punëve të Jashtme dënoi vendimin e Komitetit Rajonal të Planifikimit dhe Ndërtimit që varet nga Bashkia e Jerusalemit për miratimin e 5 planeve të vendbanimeve që përfshijnë 3.557 vendbanime të reja në Jerusalemin Lindor të pushtuar.



Turqia reagon ndaj Izraelit…

Ministria e Punëve të Jashtme dënoi vendimin e Komitetit Rajonal të Planifikimit dhe Ndërtimit që varet nga Bashkia e Jerusalemit për miratimin e 5 planeve të vendbanimeve që përfshijnë 3.557 vendbanime të reja në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë, rikujtohet se vendbanimet e ndërtuara nga Izraeli në territoret e pushtuara palestineze janë kundër të drejtës ndërkombëtare, përfshirë rezolutat e Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Këto aktivitete të reja të paligjshme, që synojnë ta bëjnë fizikisht të pamundur një shtet palestinez të bashkuar gjeografikisht, dëmtojnë seriozisht vizionin e një zgjidhjeje me dy shtete dhe terrenin për paqe të qëndrueshme”, shkruhet në deklaratë.

Në Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli e pushtoi në vitin 1967, ka më shumë se 250 vendbanime të paligjshme. Rreth 500 mijë kolonë hebrenj që banojnë në këto vende e bëjnë jetën edhe më të vështirë për palestinezët që jetojnë nën pushtim.

Të gjitha vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit