-0.2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Historike: Ekipi Shqiptar propozon detyrën e 5 të Garave Ndërkombëtare të Matematikës

Më të lexuarat

 
Përgatiti: Fitim Dika
Pavarësisht se në opinionet dhe mediat shqiptare, nuk shfaqen shpesh organizimet nga garat e ndryshme ndërkombëtare të matematikës, fizikës, informatikës; nxënësit shqiptarë shpesh kanë qenë pjesë e organizimeve dhe poashtu pjesë e sukseseve.
Ajo që do duheshte të përbëjë sonte një lajm të rëndësishëm, është se pas 56 organizime rresht të Garave ndërkombëtare të Matematikës, IMO, për herë të parë përzgjidhet një detyrë nga përfaqësuesja e Shqipërisë.  Andaj, krahas vendeve si Austria, Serbia, Rumania, Rusia, të cilët të njohur për shkollat e tyre të matematikës, shpesh kanë qenë edhe autore të detyra në këtë kompeticion, tani edhe Shqipëria i gëzohet faktit të tillë.
Autori i detyrës për Ekipin Shqiptar është studenti nga Kosova, Dorlir Ahmeti, i cili edhe pse nuk është i shkolluar jashtë, detyra e tij është vlerësuar me nota më të larta nga juria botërore e matematikës. Kjo tregon se në vendet tona ekzistojnë talentet dhe se në të ardhmen duhet të punohet më tepër në afirmimin e tyre.
Në profilin e Facebookut, Dorlir Ahmeti shprehet:
“Sot ka ndodhur dicka e jashtezakonshme ne Olimpiaden Nderkombetare te Matematikes ngaqe njera nga detyra nga 6 prej tyre njera detyre ka qene e propozuar nga une per ekipini e Shqiperise dhe per kete arritje te shqipetareve ne kete gare jam shum i lumtur qe une munda ta realizoj kete dhe per kete se pari falenderoj Valmir B. Krasniqi ngaqe une ia tregova kete detyre dhe atij i pelqeu dhe pastaj me tha se do i them ekipit te Shqiprise te e propozojne ne kete gare dhe pasi e shikuan ekipi i Shqiperise edhe atyre i pelqeu dhe vendosen te e propozojne kete detyre falenderoj edhe ekipin e Shqiperise per kete mundesi qe me dhane ngaqe sot ata nuk u zhgenjyen ngaqe sot u propozu ky problem dhe keshtu u realizu nje enderr e imja qysh moti dhe per me teper u realizua dicka historike per popullin shqipetare ngaqe kjo eshte detyra e pare ne kete gare qe 55 vite qe propozohet nga shteti shqipetare urime te gjithe shqipetareve.”
Për gjithë të interesuarit, detyrat dhe zgjidhjet e tyre mund t’i shikojnë në linkun e mëposhtëm.
http://www.artofproblemsolving.com/community/c105780_2015_imo
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit