3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Puna e tepërt mund të rritë rrezikun e depresionit

Më të lexuarat

Mundësia e shfaqjes së depresionit te njerëzit që punojnë më shumë se 11 orë në ditë arrin mbi dyfishin e atyre që rrinë vetëm shtatë-tetë orë në zyrë, sipas një studimi të publikuar në gazetën në internet “Plus One”.
 
Autorët e studimit, të kryesuar nga Mariana Virtanen e Institutit finlandez për Shëndetin Profesional dhe e Universitetit të Kolegjit të Londrës, vëzhguan rreth 2000 nëpunës britanikë në moshë të mesme, duke zbuluar një lidhje të fortë ndërmjet punës së tepërt dhe depresionit. Kjo bashkëlidhje nuk u ndikua kur analistët ndryshuan elemente të ndryshme, si karakteristikat shoqërore e demografike, mënyra e jetesës dhe faktorë të tjerë të lidhur me profesionin.
 
Ka pasur një numër studimesh të mëparshme për këtë çështje, me përfundime të ndryshme, por studiuesit theksojnë që është e vështirë të krahasohen rezultatet e këtyre kërkimeve, sepse ende nuk është përcaktuar prerazi standardi i “mbikohës” .
 
“Ndonëse të punuarit jashtë orarit hera-herës mund të ketë të mira për individët dhe shoqërinë, është e rëndësishme të dimë që puna me orar të zgjatur shoqërohet gjithashtu me rritjen e rrezikut të prekjes nga depresioni,” shprehet Virtaneni.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit