9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Qen në vend të fëmijëve, “klithmë” nga Vatikani

Më të lexuarat

Në shqetësimin e radhës, Papa Francesku vë “gishtin mbi plagë”

Papa Françesku rrezikon zemërimin e pronarëve të qenve dhe maceve në mbarë botën, duke shprehur kritika ndaj atyre që po zëvendësojnë fëmijët me kafshë shtëpiake. Duke folur për prindërimin gjatë një auditori të përgjithshëm në Vatikan, Papa shprehu keqardhjen që kafshët shtëpiake, qentë më konkretisht, ndonjëherë zënë vendin e fëmijëve në shoqëri.

“Ne shohim që disa njerëz nuk duan të kenë një fëmijë. Ndonjëherë zgjedhin të kenë vetëm një dhe kaq, por keq akoma kur zgjedhin qen dhe mace që zëvendësojnë fëmijët. Kjo mund t’i bëjë njerëzit të qeshin, por është një realitet”, tha Papa.

Praktika, tha kreu i komunitetit katolik me 1.3 miliardë njerëz në botë, “mohon atësinë dhe amësinë dhe na pakëson, na heq njerëzimin”. Pra, qytetërimi po plaket pa njerëzimin, sepse ne po humbasim pasurinë e atësisë dhe mëmësisë dhe është vendi që vuan, shtoi Papa.

Ai u fotografua duke përkëdhelur qen, lejoi që një qengj t’i vihej mbi supe gjatë Epifanisë 2014 dhe madje përkëdheli një tigër dhe një këlysh pantere. Por ndërsa paraardhësi i tij Benedikti XVI ishte një dashnor i maceve, nuk dihet nëse Françesku ka një kafshë shtëpiake në rezidencën e tij në Vatikan.

“Të kesh një fëmijë është gjithmonë një rrezik, por sa më i madh është rreziku të mos kesh një fëmijë.”

Në vitin 2014, Francesku i tha të përditshmes Il Messaggero se të kesh kafshë shtëpiake në vend të fëmijëve është një tjetër fenomen i degradimit kulturor dhe se marrëdhënia emocionale me kafshët shtëpiake është më e lehtë sesa marrëdhënia komplekse midis prindërve dhe fëmijëve. Sot, duke u bërë thirrje çifteve që nuk mund të kenë fëmijë për arsye biologjike, të mendojnë për birësimin, ai u bëri thirrje prindërve të mundshëm që të mos kenë frikë.

“Të kesh një fëmijë është gjithmonë një rrezik, por rreziku më i madh është të mos kesh një fëmijë,” tha ai.

Papa argjentinas në të kaluarën ka dënuar dimrin demografik ose rënien e nivelit të lindjeve në botën e zhvilluar. Në fillim të këtij viti, ai kritikoi një shoqëri moderne në të cilën karriera dhe të ardhurat janë një atu për shumë njerëz në ndërtimin e familjes, duke e quajtur një mentalitet të tillë “gangrenë për shoqërinë”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit