Në vitin 1492 ra sundimi Islam në Andaluz, pas afërsisht 800 viteve, në të cilat muslimanët dhe arabët përhapën dijen, moralet që e tëra Evropa nuk do t’i harrojë.Epoka e sundimit të muslimanët në Andaluzi (viti 711- 1492) është më e madhe se epoka e sundimit krishter në Spanjë (viti 1492 – 2016).
Në vitin 714 Spanja sundohej nga një sundimtar tiran i krishterë i quajtur Roderik. Një kryetar i krishterë, i quajtur Xhulian, shkoi tek Musa Ibn Nusejr, guvernatori mysliman i Afrikës së Veriut dhe u ankua për epshin, lakminë dhe tiraninë e mbretit Roderik. Musa ndjeu keqardhje për spanjollët e shtypur. Ai e urdhëroi gjeneralin tij të njohur, Tarik Ibn Zijad ta pushtonte Spanjën dhe t’i vinte gjërat në rregull. Gjenerali Tarik udhëtoi drejt Spanjës me një ushtri prej 12 000 burrash.
Ai ankoroi në një vend pranë zonave bregdetare spanjolle që më vonë iu vu emri i Xhabl el-Tarik. Tani ai vend quhet Gjibraltar. Sapo zbritën në tokë, gjeneral Tarik i dogji të gjitha anijet e tij, në mënyrë që ushtarët e të mos mendonin të ktheheshin apo të tërhiqeshin. Falë guximit dhe vendosmërisë së tij, Tarik mundi ushtrinë e madhe të armatosur rëndë të Roderikut, që përbëhej nga më shumë se 100 000 trupa. Mbreti Roderik, i ulur në fronin e tij madhështor, kishte ardhur në fushën e betejës me një atmosferë plot madhështi. Trupat e tij kishin veshur uniforma të reja shkëlqyese. Ata ishin të armatosur me të gjitha llojet e armëve dhe të municioneve. Menjëherë pas humbjes mbreti u zhduk nga fusha e betejës.
Kështu filloi sundimi musliman në Spanjë në vitin 714. Populli spanjoll u ndie i lehtësuar pasi u çlirua nga zgjedha e sundimit tiran të Roderikut.
Të rinjtë evropian krenoheshin me veshjet arabe dhe me gjuhën arabe. Një ndikim pozitiv që erdhi nga kjo masë, ishte se popullsia lokale filloi të mësojë dhe të përfitojë drejtpërdrejt nga shkencat islame. Kjo hapi vizione dhe pamje të reja në mendimin dhe sjelljen e tyre. Ndryshimet pasuese mendore, kulturore dhe profesionale shërbyen si baza tijkryesore për Lëvizjen e Rilindjes që u përhap në gjithë botën.