2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Si të keni një vit kuptimplotë

Më të lexuarat

1. Përcaktimi i qartë

Për një jetë (vit) të suksesshme duhet një vizion i qartë, i cili domosdomërisht do ketë impakt të madh në veprimtarinë tënde për të mirë.

Si n’a qenka suksesi në profesion?

Të gjitha profesionet kanë vetëm një formulë suksesi, rezultate pozitive të suksesit arrihen vetëm pas:

* një pune të palodhshme

* një plani konstruktiv për sukses

* një qëndrimi pozitiv për arritje

Puna e vazhdueshme edhe në qoftë se është e pakët është progresive, sepse ka shkëndija të arritjes.

Planifikim për sukses është përcaktuesi më i mirë i cili ndihmon në ndërtimi tënd si individ i suksesshme.

“Nuk ka një pikë nisjeje, nëse nuk e di se ku do të shkosh”. (Sigmund Frojd)

2. Tipar suksesi- Optimizmi

Veçori thelbësore të një njeriut të suksesshme janë tiparet që i posedon dhe të cilat e dallojnë nga të tjerët.

Tipar cilësor dhe më i rëndësishëm është OPTIMIZMI, të quash vetën i sukseshëm është e thjeshtë, por të jesh i till është ndryshe.

* nuk dorëzohet

* shikon nga një kënd tjetër kur dështon

* mendon për zgjidhje

* ka entuziazëm për një fillim të ri

* ka vendosmëri dhe kurajo

Atëherë kur qëllim është i qartë dhe specifik, çdo gjë është më e thjeshtë për të pasur rezultat pozitiv.

MENDJEMPREHTË është ai i ndivid që kupton gjërat shumë shpejt, analizon situatën dhe vepron në bazë të rrethanve që ndodhin.

Njerëzit largpamës, bëjnë pytjet nga të cilat mund të arrijn në konkludime të përafërta me atë që mund të ndodhë.

* Çfarë dua të realizoj?

* Pse është i rëndësishëm ky objektiv?

* Cilat kufizime përfshihen?

* Cilat masa duhen marrë?

“Inteligjenca pa ambicie është një zog pa krahë.” (Salvador Dali)

T’a mendosh që për 1 vit ke 52 javë, 365 ditë, 8760 orë, 525600 minuta, 31536000 sekonda je i mahnitur me kohën që do t’a kesh nga 1 Janari deri me 31 dhjetorë (kuptohet nëse ke jetë për t’a shfrytëzuar këtë kohë).

Por viti kalon shpejt dhe gjithë kjo kohë mund të shkoj kot nqs nuk i përmbush një nga pikat më lartë që janë përmendur dhe ato që do përmenden më poshtë.

Çfarë është menaxhimi i kohës?

Menaxhimi i kohës është arritja e kryerjes së shumë punëve në mënyra cilësore në kohë të caktuar, të jesh i koordinuar me kohën dhe punën ku produktiviteti shënon rritje maksimale.

Pse është i rëndësishëm menaxhimi i kohës?

Ekuilibër më i mirë midis punës dhe jetës, arrihet nga menaxhim i kohës.

Menaxhimi i kohës mundëson:

* të përmbushni përgjegjësit tuaja

* të jini produktiv

* të keni kohë të lirë

* më pak stres

* kohë për pushim

* sukses të garantuar

Jo të gjithë t’a duan të mirën, kështu që përgatitu për njerëz zemërlig, që suksesi (qëllimi) i tyre mund të jetë dështim yt, mos u çudit fare.

Prandja shumë çka mundohu t’a arrish në jetë me heshtje, edhe nëse e ke të pamundur që të punosh të gjithën në heshtje të paktën hapat kryesor të rrugëtimit tënd mos i trego.

“Fara rritet pa zë, por një pemë bie me zhurmë të madhe. Shkatërrimi ka zhurmë, por krijimi është i qetë. Kjo është fuqia e heshtjes, rritu në heshtje.” (Konfuci)

6. Komunikim urëlidhëse me të tjerët

Komunikim është një nga pikat kyqe të suksesit, është e rëndësishme të kuptoni se si ju komunikoni në mënyrë efektive idetë tuaja verbalisht në mënyrë që të shmangni keqkuptimet dhe të arrin t’a thoni atë që dëshiron në mënyrën më të mirë!

Sigurohuni që të përdorni

* llojin e duhur të gjuhës,

* të keni interesim ndaj bashkëbiseduesit

* të flisni qartë,

* të buzëqeshni

* të njihni audiencën tuaj,

* të përgjigjeni në mënyrën më të mirë

* dhe të përdorni një ton të përshtatshëm kur flisni.

Tek njeriu forca shtytëse drejt suksesit është forca e mendjes. Kontrollimi i kësaj force dërgon drejtpërdrejt në synimin e caktuar dhe motivi është vazhdimisht i stimuluar.

Të punosh në bazë të asaj që të thotë mendja e shëndosh do kuptosh që rezultati do të jetë i mrekullueshëm.

Mendja ka aftësi të jashtëzakonshme dhe kontrolli jonë mbi mendje është i plotë.

Ekuilibri në jetë arrihet nga qëndrimi mendor, për një mendje të shëndosh gjithmonë preferohet leximi i librave…

“Lumturia e jetës suaj varet nga cilësia e mendimeve tuaja.” (Marcus Aurelius)

Çfarë është Kreativiteti?

Kreativiteti është ndërtimi i diçkaje origjinale duke përdorur talentin dhe aftësitë tuaja.

Çfarë mundëson kreativiteti:

* Kreativiteti frymëzon të menduarit kolektiv

* Kreativiteti ushqen idetë

* Kreativiteti largon kufijtë e pesimizmit

* Kreativiteti e mban mendjen aktive

* Kreativiteti hap mendjen

* Kreativiteti ndihmon në tejkalimin e sfidave

* Kreativiteti motivon

Me kreativitet çdo gjë shihet ndryshe sepse mendja është e optimizuar, ngase ka plotë ide që vetëm duhet të vendosen në zbatim.

“Mos i kufizoni sfidat tuaja; sfidoni kufijtë tuaj.”

(Jerry Dunn)

Nëse dështim është i pashmangshëm ose ka ndodhë, ndryshim duhet të jetë parësor.

Njerëzit progresivë janë të orientuar drejt zgjidhjes.

Nëpërmjet të menduarit praktik dhe kreativ ata gjejnë mundësi për qasje më ndryshe në arritjen e qëllimit.

* përdorin imagjinatën e tyre

* ruajn vlerat

* nuk mbivlerësojn vetën

* kan durim

* janë të qetë

* zgjohen herët

Njerëzit progresiv, dëgjojn shumë, pasi dëgjimi i ndihmon ata të kenë një perspektivë gjithëpërfshirëse të një çështjeje dhe të përparojnë me njohuri të reja që do i ndihmoj në planin e tyre për sukses.

“Përparimi i ngadalshëm dhe i qëndrueshëm është më i mirë se justifikimet e përditshme.”

(Robin Sharma)

10. Do përjetosh dështimin

Të gjitha vështirësit, sfidat dhe dështime që i kemi përjetuar ose do i përjetojm, në vetëvete kan edhe një listë të gjatë këshilla dhe mësime.

* mëson gabimin

* vazhdon rrugën e njëjtë, por vepron në mënyrë tjetër

* e njeh më mirë potencialin tënd për sukses

* zhvillohet zgjuarsia

Këndvështrimi luan rolin kryesor, prandaj njerëzit optimist dështimin e shohin si lloj avantazhi, sepse këndvêshtrimi i tyre është pozitv.

Në këtë jetë si qasesh ashtu edhe do tejkalosh apo do mbetesh në sfidat, sprova, dështime e çfarë do qoftë!

“Dështimi është sukses në progres.”

(Albert Einstein)

“Bëhu i madh e pranoj gabimet e tua, bëhu i mençur e përfito prej tyre dhe bëhu i fortë e përmirësoj ato.” (Halid el-Bekr)

Të shfrytëzojm kohën, të arrijm në zhvillime të reja, t’a përdorim kreativitetin, të jemi miqësor, të kemi plan për një vit të suksesshme e shumë çka tjetër…

Zoti n’a mundësoft punë të mbarë, suksese, arritje, begati…

Ju uroj shëndet dhe gjitha të mirat!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit