0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Tregon Sheh Sha’raui, kur isha në San Françisko më pyeti një orientalist

Më të lexuarat

Tregon Sheh Sha’raui, kur isha në San Françisko më pyeti një orientalist.

– A me të vërtetë çdo gjë që gjendet në Kuranin tuaj është e vërtetë?

– Patjetër që po, iu përgjigja.

Atëhërë më pyeti:

– Përse jobesimtarët po mbizotërojnë ndaj jush, megjithëse Kurani thotë: “ All-llahu kurrsesi nuk iu mëndëson jobesimtarëve mbizotërim të plotë mbi besimtarët.” Nisa 141.

Iu përgjigja:

– kjo sepse ne jemi musliman dhe jo besimtar (mu’minin).

– E cili është dallimi ndërmjet muslimanit dhe besimtarit ,(Muslim-Mu’min) më pyeti.

– Muslimanët i kryejnë të gjitha kushtet e islamit sot, me namaz, agjërim, zekat, haxh, mirëpo ato janë në mjerim të plotë, iu përgjigja unë thotë Sheh Sha’raui.

– Ata janë në mjerim shkencor, ekonomik, shoqëror, ushtarak, etj. Lind pyetja po pse gjith ky mjerim dhe perishanllëk? Thohet në Kuran: “Beduinët thanë: “Ne kemi besuar!” Thuaj: “Ju nuk keni besuar ende, por thuani: Ne jemi dorëzuar, e ende nuk po u hyn besimi në zemrat tuaja. E nëse e respektoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, Ai nuk ju pakëson asgjë nga veprat tuaja, se All-llahu është shumë mëkatfalës, shumë mëshirues”.”Huxhurat 14.

Ai më pyeti:

– Atëherë pse muslimanët janë në mjerim?

– Ta ka spjeguar këtë Kurani Famëlartë, i thashë unë. Sepse muslimanët nuk kanë arritur në lartësinë e duhur të imanit që të quhen besimtarë (mu’minin). Le të meditojmë pak, nëse do të ishin besimtarë siç duhet do ti kishte ndihmuar Allahu. Argument për këtë është fjala e Allahut xh.xh. : “ Obligimi yni është të ndihmojmë besimtarët”. Rum 47.

– Nëse do të ishin besimtarë siç duhet , Allahu nuk do ti kishte lënë në këtë gjendje të mjerueshme. Argument për këtë është fjala e Allahut xh.xh. : “All-llahu nuk është që t’i lë besimtarët ashtu siç jeni ju (jobesimtarët) ……..”. Ali İmran 179

– Nëse do të ishin besimtarë siç duhet, Allahu xh.xh. do të ishte me ta në çdo pozitë. Duke u argumentuar me fjalën e Allahut xh.xh. “………me të vërtetë Allahu është me besimtarët”. Enfal 19.

– Mirëpo ata kanë mbetur në nivelin e islamit dhe nuk kanë kaluar në nivelin e imanit që të quhen (mu’minin) besimtarë. Allahu xh.xh. thotë: “ …….. dhe shumica prej tyre nuk janë besimtarë”. Esh-shuara 8.

– Atëherë lind pyetja, kush janë besimtarët? Përgjigjen e marrim nga Kurani Famëlartë. “Ata që pendohen, ata që sinqerisht adhurojnë, ata që falënderojnë, ata që agjërojnë, ata që bëjnë ruku, që bëjnë sexhde, që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat, edhe përmbushin dispozitat e All-llahut. Pra, përgëzoi besimtarët.”. Teube 112.

Duhet të dimë se Allahu xh.xh. e ka gërshetuar çështjen e fitores, dominimit, mbizotërimit dhe të përparimit me gjendjen e besimtarëve (mu’minin) dhe jo të muslimanëve (muslimin)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit