4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Si mbron mjekra

Më të lexuarat

 
Mbrojtja nga dielli. – Fytyra me mjekër ofron mbrojtje të konsiderueshme nga dielli dhe kanceri i lëkurës, në bazë të rezultateve të studimeve të shumta të kryera në shumë vende të botës. Pjesët e fytyrës të mbuluara me qime, kanë një ekspozim më të vogël për një të tretën ndaj rrezeve të dëmshme UV në krahasim me pjesën pa qime.
 
Por edhe dendësia e luan një rol si një faktor mbrojtës, për shkak se sa më e trashë të jetë qimja aq më i madh është faktori mbrojtës. Një teori tjetër pohon se mjekrat kaçurrele i thyejnë rrezet e diellit të cilat udhëtojnë në vijë të drejtë. Kur rrezja e diellit has në qimen kaçurrele, ajo thyhet dhe rrallë arrin në lëkurë, shkruan “MensHealth”.
 
Mund t’i parandalojë sulmet e astmës. – Meshkujt të cilët vuajnë nga astma përveç polenit dhe pluhurit, mund të përfitojnë nga mustaqet, sepse ato i reduktojnë simptomat. Mustaqet të cilat bashkohen me qimet e hundës mund ta parandalojnë depërtimin e alergjive në hundë dhe gjoks.
 
Disa ekspertë, megjithatë, pohojnë se në këtë mënyrë madje mund të parandalohet hyrja e polenit në organizëm, por jo edhe pluhuri të cilin e përbëjnë grimcat mikroskopike.
 
Ngadalëson procesin e plakjes. – Qimet në fytyrë me kohë mund t’i ndihmojnë lëkurës të qëndrojë e re dhe në gjendje të mirë. Qimet e pengojnë ujin që të avullohet nga lëkura, dhe në këtë mënyrë e ruajnë lagështinë e saj dhe e mbrojnë atë nga era, e cila e thanë dhe e gërryen shtresën mbrojtëse. Nëse aplikoni në të krem hidratues, ai do të mbetet më gjatë në mjekër dhe mustaqe, se sa në lëkurë.
 
Ndihmon rreth pagjumësisë. – Densiteti i mjekrës në qafë e rrit temperaturën e qafës dhe ndihmon rreth pagjumësisë.
Qimet veprojnë si izolatorë të cilët ngrohin. Kur ju dhemb fyti, trupi e rrit temperaturën e trupit për t’i vrarë viruset. Qimet në qafë dhe faqe e sigurojnë një shtresë mbrojtëse shtesë.
 
Parandalon skuqjet në lëkurë. – Kur nuk ka rroje, nuk ka edhe skuqje të pakëndshme. Rruajtja është shkaku më i zakonshëm i infeksioneve bakteriale që ndodhin në pjesën e poshtme të fytyrës. Ajo mund të shkaktojë prerje të ndryshme si dhe qime që rriten përbrenda.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit