0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Stoltenberg: Ka pasur rritje të tensioneve në Kosovë

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një interviste dhënë për të përditshmen malazeze Pobjeda, ka folur për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor.

Stoltenberg të cilit mandati i dytë në krye të Aleancës i skadon në shtator të këtij viti, ka thënë se kohëve të fundit ka pasur rritje të tensioneve në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, por që sipas tij NATO do të vazhdojë të promovojë stabilitetin në rajon, transmeton Telegrafi.

“Ballkani Perëndimor ka kaluar një rrugë të gjatë që nga luftërat e viteve të 90-ta, por së fundmi kemi parë rritje të tensioneve në Kosovë ashtu dhe në Bosnje e Hercegovinë, me një retorikë agresive – reforma të ngecura dhe akterë të jashtëm që punojnë për të penguar progresin e arritur. NATO do të vazhdoj të promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, përfshirë punën e përditshme të misionit të KFOR-it në Kosovë dhe zyrave tona në Sarajevë dhe Beograd”, tha Stoltenberg.

Ai gjithashtu theksoi se bashkëpunimi me Bashkimin Evropian mbetet thelbësor, dhe se do të vazhdojnë të punojnë së bashku në ruajtjen e stabilitetit dhe do të mbështetin reformat. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit