0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Izraeli kreu 832 shkelje të lirisë së shtypit në Palestinë në vitin 2021

Më të lexuarat



Izraeli ka kryer 832 shkelje të lirisë së shtypit në territoret e pushtuara dhe të rrethuara palestineze në vitin 2021, tha Komiteti për Mbështetjen e Gazetarëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, organizata rikujtoi se gazetari 33-vjeçar Yusuf Abu Hussein humbi jetën në sulmet e Izraelit në Rripin e bllokuar të Gazës në muajin maj.

Në deklaratë thuhet se nga 832 shkelje të lirisë së shtypit në territoret palestineze këtë vit nga ana e Izraelit, 101 janë regjistruar në Rripin e Gazës, dhe se gazetarët janë ekspozuar ndaj 407 rrahjeve dhe plagosjeve, 116 arrestimeve dhe deportimeve.

Komiteti informoi se janë rrënuar 23 shtëpi të gazetarëve dhe janë shkatërruar pesë automjete të tyre, duke shtuar se Izraeli mbylli dhe bastisi disa media, pengoi shumë gazetarë të udhëtonin dhe torturoi gazetarët e burgosur.

Duke theksuar se shkeljet ndaj punonjësve të medias janë kryer “qëllimisht”, organizata theksoi se “qeveria e Izraelit ka shkelur nenin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut që ka të bëjë me lirinë e shtypit”.

Nga ana tjetër, thuhet se autoritetet palestineze kanë shkelur lirinë e shtypit 20 herë në Bregun Perëndimor dhe nëntë herë në Rripin e Gazës në vitin 2021.

Siç thuhet më tej, në këto shkelje përfshihen raste si rrahje, plagosje, pengim pune, mbyllje institucionesh, konfiskim i pajisjeve dhe gjoba, si dhe ndalim dhe arrestim. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit