8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Spiunimi trondit komunitetin musliman amerikan

Më të lexuarat

Afera, nga një grup anti-musliman i konsideruar si nxitës i urrejtjes

Një grup i madh myslimano-amerikan raportoi se një “nishan” ishte infiltruar në udhëheqjen e një prej degëve të tij në vend. Vetëm pak ditë më vonë, organizata njoftoi se një “spiun” në xhaminë amerikane po i kalonte informacione një grupi “anti-musliman”.

Dy incidente, të zbuluara këtë muaj nga Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), kanë tronditur muslimanët në SHBA dhe kanë ripërtërirë shqetësimet rreth spiunimit ndaj komunitetit të tyre.

“Anëtarët e komunitetit janë të tronditur dhe të pikëlluar kur mësojnë për këtë situatë specifike, por shumë njerëz nuk habiten që grupet anti-myslimane synojnë CAIR dhe spiunojnë në këtë mënyrë,” tha Whitney Siddiqi, drejtore e çështjeve sociale në CAIR Ohio.

Më 15 dhjetor, CAIR njoftoi se kishte shkarkuar Romin Iqbal, drejtorin ekzekutiv të rajonit Columbus-Cincinnati, për “lëshime të jashtëzakonshme etike dhe profesionale”.

CAIR ka akuzuar Ikbalin për rrjedhje të informacionit konfidencial në Projektin e Hetimit Terrorist (IPT), një grup i konsideruar “anti-musliman” nga SPLC, një organizatë e shoqërisë civile që monitoron grupet e urrejtjes në Shtetet e Bashkuara.

Më vete, Byroja Kombëtare e CAIR në Uashington njoftoi më 21 dhjetor se një individ vullnetar në xhami kishte dalë përpara dhe tha se Drejtori Ekzekutiv i IPT-së, Steven Emeron, e kishte paguar atë për t’i dhënë atij informacionin e komunitetit.

“Një tjetër ‘spiun’ i IPT-së doli vullnetar dhe pranoi të bashkëpunonte me ne. Ai nuk është pjesë e CAIR-it, por është një vullnetar aktiv në një xhami të madhe i cili është i ftuar në tubime dhe ngjarje të bashkësisë kombëtare”, ka njoftuar CIR në Twitter, por nuk ka përmendur personin apo shtetin ku ka dalë vullnetar.

Siddiqi tha se një nga qëllimet e spiunazhit ishte krijimi i “frikës dhe mosbesimit në komunitetin tonë”, por theksoi se CAIR ishte i përkushtuar ndaj “transparencës” dhe do të shtonte përpjekjet për të luftuar islamofobinë.

Në dy dekadat që nga sulmet e 11 shtatorit 2001, muslimanët amerikanë janë përballur me raste survejimi, një sërë politikash diskriminuese – duke përfshirë ndalimin e udhëtimit – dhe një rritje të krimeve të urrejtjes, ndërkohë që programet e spiunazhit të drejtuara nga agjencitë federale dhe lokale të zbatimit të ligjit kanë shënjestruar komunitetet.

Për shembull, midis 2002 dhe 2014, policia e qytetit të New York-ut formoi një njësi të tërë që spiunonte muslimanët. Sipas Unionit të Lirive Civile Amerikane (ACLU), policia bëri një hartë të vendit ku jetojnë muslimanët e qytetit të New York-ut, rekrutoi njerëz nga komuniteti musliman dhe vuri xhamitë nën vëzhgim. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit