2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Bregu Perëndimor – Kolonët hebrenj të mbrojtur nga ushtria izraelite sulmojnë palestinezët

Më të lexuarat

Kolonët hebrenj të shoqëruar dhe mbrojtur nga trupat izraelite në Bregun Perëndimor, kanë kryer sulm me gurë ndaj një vendbanimi palestinez.

Kolonët hebrenj të shoqëruar dhe mbrojtur nga trupat izraelite në Bregun Perëndimor, kanë kryer sulm me gurë ndaj një vendbanimi palestinez.

Yakub Sahin, president i Këshillit Vendor të vendbanimit Al-Leben Ash-Sharqiye, në jug të Nablusit, tha se një grup kolonësh hebrenj të mbrojtur nga trupat izraelite sulmuan vendbanimin palestinez, duke provokuar palestinezët dhe duke hedhur gurë.

Ushtarët izraelitë ndërhynë në përleshje, e cila u shndërrua në një gjuajtje të ndërsjellë gurësh mes palëve, duke hedhur gaz lotsjellës. Dhjetëra palestinezë u prekën nga gazi i rëndë.

Sipas raportit të fundit nga OJQ-ja izraelite B’tselem nga nata e Vitit të Ri deri në shtator të këtij viti, kolonët hebrenj kryen 451 sulme, përfshirë 251 ndaj fermerëve palestinezë.

Rreth 450 mijë kolonë jetojnë në më shumë se 280 vendbanime të paligjshme hebreje të ndërtuara në më shumë se 2 milionë hektarë të territorit të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli në vitin 1967.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit