16.1 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Presidenti Erdogan dërgoi një mesazh në Kongresin e MAS-ICNA

Më të lexuarat

Turqia përfaqësohet nga shumë organizata, veçanërisht Presidenca, në kongresin e organizuar nga Shoqata e Myslimanëve Amerikan dhe Komuniteti Islamik i Amerikës së Veriut në Çikago, SHBA.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se solidariteti kundër rritjes së anti-islamizmit, ksenofobisë dhe racizmit kulturor duhet të forcohet.

“Është e mundur që myslimanët të ngrihen vetëm duke qenë një dhe të solidarizuar mes tyre”, deklaroi Erdogan.

Presidenti Erdogan i dërgoi një videomesazh Kongresit të 20-të të Shoqatës së Myslimanëve Amerikan dhe Komuniteti Islamik i Amerikës së Veriut (MAS-ICNA), i cili mbledh çdo vit dhjetëra mijëra myslimanë nga e gjithë bota.

Në mesazhin e tij Erdogan tha: “Zoti ynë na lajmëron në Kuran se me çdo vështirësi ka lehtësi. Hazreti Mevlana, një nga udhëheqësit tanë shpirtërorë, e komentoi këtë fjalë të Zotit tonë duke thënë se ‘ka shumë shpresa pas dëshpërimit dhe shumë rreze të diellit pas errësirës’. Ne kemi qenë dëshmitarë të kësaj fjale hyjnore si në jetën tonë politike dhe të përditshme, ashtu edhe në luftën për vendin tonë, kombin tonë dhe umetin. Edhe pse u përballëm me vështirësi e probleme, u bekuam me një rehati që vjen pas vështirësisë çdo herë.”

Duke bërë të ditur se do të ketë lehtësi dhe rehati pas epidemisë së Covid-19, Erdogan tha: “Për këtë, ne duhet të vazhdojmë luftën tonë me vendosmëri, pa dëshpërim, duke mbajtur masat paraprake dhe duke iu përmbajtur atyre”.

Presidenti Erdogan këshilloi që njerëzit që kanë humbur punën për shkak të epidemisë duhet të ndihmohen dhe vuri në dukje se duhet të shtohen përpjekjet për mirëqenien e komunitetit.

“Ne duhet të forcojmë më tej solidaritetin tonë kundër armiqësisë në rritje ndaj Islamit, ksenofobisë dhe racizmit kulturor që janë rritur me epideminë. Është e mundur që myslimanët të ngrihen së bashku. Ne nuk mund të lejojmë që vëllazëria jonë të dëmtohet nga dallimet tona etnike dhe kulturore. Të gjithë myslimanët, pavarësisht nga origjina, ngjyra e lëkurës, fisi, kultura, sekti, profesioni, janë vëllezër”, theksoi kreu i shtetit turk.

Duke vënë në dukje se në Islam nuk ka vend për përçarje, nacionalizëm, grindje dhe terrorizëm, Erdogan tha: “Në vend që të tërhiqemi në guaskat tona përballë kërcënimeve në rritje për ekzistencën tonë, ne duhet të përpiqemi të zëmë vendin që meritojmë në shoqëri si myslimanë të sigurt në vetvete me një mirëkuptim përqafues. Unë besoj se kur t’i arrijmë këto, Zoti ynë do të hapë dyert e mëshirës para nesh.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit