4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Të jesh “ushtar i atdheut”, oferta joshëse e qeverisë

Më të lexuarat

Nis procesi i rekrutimit, publikohen kriteret

Nëse të josh karriera ushtarake, nga Ministria e Mbrojtjes vjen një ofertë: ajo që të shërbesh në ushtri.

“Forcat e Armatosura kanë nisur rekrutimet për ushtarë/detarë profesionistë, duke ofruar kushte pagese dhe trajtimi si asnjëherë më parë. Hidhini një sy kritereve: https://bit.ly/3HhPTQm”, shkruan ministri i linjës Niko Peleshi.

“Nisin rekrutimet për ushtarë/detarë në Forcat e Armatosura. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi çeljen e këtij procesi, duke theksuar se, ‘ofrohen kushte pagese dhe trajnimi si asnjëherë më parë’. Ministri Peleshi fton të gjithë të rinjtë e interesuar të shohin kriteret e pranimit.

Ministria e Mbrojtjes e konsideron thelbësore për Forcat e Armatosura rekrutimin e ushtarëve me një profil sa më të lartë, në kushtet e një profesionalizmi më të lartë të FA dhe një angazhimi gjithnjë e më të madh në përmbushje të detyrave në mbrojtje të vendit dhe në interes të Aleancës.

Pjesë e këtij procesi mund të bëhet çdo i ri nga mosha 18 vjec deri në 27 vjeç, që nuk ka probleme me ligjin, që ka një figurë të pastër morale, që nuk është person i dyshuar, i padëshirueshëm, i evidentuar dhe implikuar nga organet e zbatimit të ligjit për veprimtari të kundraligjshme apo kriminale.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes janë publikuar të gjitha kriteret që kërkohen për procesin e rekrutimit, ku përcaktohet edhe kalimi i tre testeve; ai fizik, intelektual dhe psikologjik që do të kryhet në faza të caktuara”, thuhet në njoftimin zyrtar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit