Sipas kryeministrit Rama, rezultat i shumë komunikimeve Tiranë – Romë
Kryeministri Rama ka bërë të ditur se parlamenti italian ka përfshirë në projekt-buxhetin e vitit 2022 edhe një amendament për nisjen e procesit të njohjes faktike të pensioneve të shqiptarëve me kontribute pune në vendin mik.
“Në vazhdën e komunikimit me qeverinë italiane dhe partitë politike për marrëveshjen e pensioneve, Parlamenti italian ka përfshirë në projekt-buxhetin e Italisë për vitin 2022 edhe një amendament për nisjen e procesit të njohjes faktike të pensioneve të shqiptarëve me kontribute pune në vendin mik.
Vazhdojmë kontaktet deri në aprovimin përfundimtar të projektbuxhetit 2022 dhe me këtë rast u shpreh mirënjohjen në emër të shqiptarëve në Itali, kryeministrit Mario Draghi, ministrit të Jashtëm, Luigi di Maio, të cilët janë angazhuar personalisht për ta zgjidhur këtë çështje kaq jetike për aq shumë shqiptarë të mirë në Italinë mike, si edhe të gjithë të tjerëve që dashamirësisht janë përfshirë në këtë përpjekje të përbashkët”, shkruan i pari i qeverisë shqiptare. /tesheshi.com/