-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Intervistë ekskluzive më hoxhën e nderuar Ernes Goga

Më të lexuarat

Intervistë më hoxhën e nderuar Ernes Goga
 
D.Sinanaj
 
Hoxhë i nderuar, shumë shpejt kaluan 18 ditë agjerimi dhe pak kohë na ndanë nga iftari i ditês së 19, kanë mbetë edhe pak ditë agjerimi dhe të gjithë mundohemi ta shfrytëzojmë në maksimum që të dalim fitues, por për të arrit në ketë pikë, sigurisht që na nevoitën këshillat e hoxhallarëve se si të shfrytëzojmë edhe ketë kohë të mbetur në mënyrën më të mirë?
 
 
Hoxhë Ernes Goga
 
Në radhe të parë me lejoni që të ju përshëndes të gjithe ju o lexues të nderuar të këti portali, më përshëndetjën e banorve të xhennetit Esselamu alejkum we rahmetullahi we berekatehu. Në radhë të parë është mirë që këto 19 ditë qe na kan ë kaluar dhe kanë mbetë pak qaste te i vije edhe fundi i ditës se 18 te agjerimit, të pysim vetën për këto ditë që kanë ikur se si i kemi kaluare, a thu vallë kemi ariturë që për mes agjerimit të arrijmë që të jemi me të dëvotshëm, ngase Allahu thotë ne Kuran:”O ju që keni besuar, ju është bere obligim agjerimi sikurse që ishte obligim edhe për popujt para jush më qëllim që të arrini dëvotshmërinë”. A thu vallë e kemi aritur këtë apo jo?! Ndërsa për ditet në vijim nese nuk e kemi arritë këtë gje, të mundohëmi nepërmjet këtyre ditëve që kanë mbetë te arrim këtë gje, ta shfrytezojmë më leximin e Kuranit, me shpeshtimin e kerkim faljes dhe më sadaka .
 
 
D.Sinanaj
 
Hoxhë i nderuar,gjatë gjithë Ramazanit, por edhe pasi të përfundoj ky muaj,sigurisht që brëng e kemi të gjithë se a do të kemi ketë sakrific të pranuar tek Allahu xh.xh,a ka shënja që tregojnë që agjerimi dhe ibadetët(adhurimet)e bëra këtë muaj janë të pranuar tek Allahu,nese po cilat janë ato?
 
Hoxhë Ernes Goga
 
Po padyshim që ka shënja që tregojnë që robit a ju ka pranuar agjërimi apo jo.
Ne do t’i përmendim disa 
1.Që të vazhdon robi i Allahut edhe pas Ramazanit më vepra të mira dhe ti shtohën ambicejet për vepra të mira si p.sh Leximi i Kuranit,falja e namazit të natës dhe agjerimi ditën e hënë dhe të ejtë më një fjalë që ti shtohën ambcejet për vepra të mira dhe ti veproje ato kjo është njëra ndër shënjat që robit ju kanë pranu veprat inshAllah.
Një fjalë që më ka lanë shumë përshtypje e Ibn Rexhep El-Hanbeli Rahimehullah ku thotë:”Kush punonë një vepër prej veprave dhe ndahet nga ajo vepër më një vepër tjetêr të mirë ështê nga shënjat e pranuar të asaj vepre ,ndërsa nga shenjtë se vepra është refuzuar është qe pas veprës të mire të pasohet më mëkat kjo është shenjë e refuzimit të veprës” . Allahu na ruajte dhe mos na beftë që të jemi nga ata qe çdo herë pas veprave tona te mira ti pasojmë verpat e kqia Amin. 
2. Nga shënjat e pranimit të agjerimit është që të verehet se pas agjerimit agjerusi të ketë moral te mirë dhe sjelleje të mira dhe te jetë large veprave të këqija . 
3. Nga shënjat se agjerimi është pranuare është që robi pas agjerimit të ketë dashuri edhe më të madhe për Allahun dhe te i urrenë veprat e keqija.
Këto janë disa nga shënjat e pranimit te agjerimt dhe veprave të mira ne lusim Allahun që te na i pranon agjerimin tonë Namazet tona dhe gjitha veprat e mira
Amin.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit