17.2 C
Pristina
Saturday, September 21, 2024

Me dorë s’mund ta ndalësh diellin

Më të lexuarat

Medreseja Alauddin shënoj dje 70 vjetorin e themelimit të saj. Në të morën pjesë personalitete të mëdha të vendit si kryeministri Albin Kurti, ish presidenti Behxhet Pacolli, përfaqësues të presidencës, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, debutet e shume figura tjera.
Dikë prej islamofobëve e paska penguar pjesëmarrja dhe fjalimi i kryeministrit Kurti, e në veçanti citimi i një hadithi:
“Si një popull me shumicë myslimane, shqiptarët ditën ta ruajnë islamin mes tyre edhe gjatë këtyre dekadave të fundit, kur për shkak të luftës globale kundër terrorizmit, të ishe mysliman ishte sikur ta mbaje një gacë në dorë, saktë ashtu siç kishte parashikuar profeti i Islamit, Muhamedi”.
Ky fjalim u bë “mollë sherri” tek disa analista të dështuar e të neveritshëm, me sy dhe mendje të verbruar që nuk duan të pranojnë realitetin e Medreses dhe as realitetin që myslimanët janë komuniteti me shumicë myslimane 96%.

A nuk ishte Medreseja vatra e revolucionit që pregaditi kuadro fetar e kombëtar që dolën në mbrojtjen e Kosovës nga regjimi i Sllobodanit?!
A nuk ishte kuvendi i parë i LDK-ës në MEDRESE?!
Çdo veprimtari apo organizim kombëtar për të mirën e vendit para lufte e gjatë saj, nuk ka ndodhur pa u ndalë në MEDRESE & BIK, sepse tek ajo gjetën gjithmonë dyert e hapura.

Krerët e këtyre institucioneve ishin nën trysni të mëdha, shpesh herë nën vëzhgimin e policisë, por i përballuan të gjitha për të mirën e vendit.
A nuk patë UÇK-ja në rradhët e saj hoxhallarë dhe nxënës të kësaj shkolle ku ranë dëshmorë afro 36 prej tyre?!
A nuk është turp për një të ashtuquajtur “analistë” e “intelektual” të konsideroj Medresen si vatër të ekstremizmit e të ISIS-it?! Ndërkaq hoxhallarët e dalur nga ajo, ishin që më së shumti e luftuan ekstremizmin fetarë.
A nuk është duke e kërkuar BIK-u vetë statusin e merituar që i takonë dhe që i përfaqëson 96% të muslimanëve?!
Si përfundim duhet theksuar se Medresetë gjithnjë kanë prezantuar kështjella në të cilat janë filluar, zhvilluar dhe ruajtur vlerat fetare, morale, edukative-arsimore e kulturore, shoqërore e nacionale të cilat paraqesin identitetin e populli tonë. Medreseja sot, me objektet dhe infrastrukturën përcjellëse që ka, me kuadrin e kualifikuar dhe premtues, me interesimin e të gjithë faktorëve kompetentë dhe të popullit, dhe me ndihmën e Zotit, është garanci e të ardhmes sonë.

Hoxhë Bashkim Bajrami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit