2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

AGPK dënon kërcënimin e ekipit të Klan Kosovës

Më të lexuarat

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) ka marrë me shqetësim një informacion lidhur me kërcënimin e gazetares së Klan Kosovës, Dafina Buçinca, dhe kameramanit Mirand Karamani, nga dy zyrtarë të lartë në Komunën e Lipjanit.

Drejtori i Arsimit i kësaj komune, Nazmi Krasniqi, dhe drejtori i shkollës së mesme profesionale “Adem Gllavica”, Hajrush Stublla, kanë penguar ekipin në punën e tyre dhe i kanë mbyllur në zyrë gazetaren dhe kameramanin duke u bërë presion që ata të heqin dorë nga trajtimi i temës për të cilin kishin shkuar.

Keqtrajtimi ka vazhduar edhe kur gazetarja Dafina Buçinca ka kërkuar sqarim në Drejtorinë e Arsimit në Lipjan. Aty, drejtori Nazmi Krasniqi ka dashur ta godasë gazetaren, kur ka menduar se sjellja e tij është xhiruar, duke thënë se ajo mund edhe të mos dalë e gjallë nga zyra.

“Sjelljet e tilla janë të papranueshme dhe cenojnë rëndë lirinë e medias në Kosovë. AGPK kërkon nga Policia e Kosovës dhe gjykatat që të ndërmarrin masa ndaj atyre që pengojnë punën e gazetarëve. Sjelljet e tilla kriminale duhet të ndëshkohen”, thuhet në reagimin e AGPK-së./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit