1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Një zë kosovar pro “Open Balkan”

Më të lexuarat

Një deklaratë nga Prishtina për atë që zien në Tiranë

Teksa janë shfaqur pamjet e para të takimit tresh Rama – Vuçiç – Zaev, takuar për të darkuar te “Fish City” në Elbasan, bash në vendin ku shefi i qeverisë shqiptare do çonte dhe homologun Albin Kurti pak javë më parë,  mbërrin më në fund një zë kosovar që mbështet projektin “Open Balkan” dhe jo dosido.

Behgjet Pacolli ka dalë “nga rreshti” i elitës politike dhe shoqërisë  kosovare, kur në korr, “Ballkani i Hapur” konsiderohet si i dëmshëm për Kosovën, ose përkthyer ndryshe, si një tentativë e Beogradit për një Jugosllavi të re.

“Unë jam pro. Çdo nismë ku Kosova mund të barazohet me shtete tjera është e mirë për Kosovën”, ka thënë Pacolli në një prononcim televiziv, njëherësh duke mos qenë dakort me grisjen apo djegien e flamurit serb në Tiranë gjatë një proteste me shumë pikëpyetje politike.

“Unë nuk besoj që dikush ka shku aty me djeg flamuj por nga paraqitjet e njerëzve sigurisht ka pasur dikush prej atyre që është emocionuar dhe nga emocionet e ka bërë atë.

Sigurisht neve s’na bën nder ndezja e flamujve. Shkelja e flamujve ka ndodhur në të kaluarën. Të ja lëmë të kaluarës”, tha Pacolli në emisionin Pressing në T7. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit