-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ja fotot e para të kafshëve të rralla në Bjeshkët e Nemuna

Më të lexuarat

Rezultatet e para nga vendosja e kamareve kurthë në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Kohë më parë AMMK përkatësisht Instituti për Mbrojtjen e Natyrës, në bashkëpunim me përfaqësuesit nga OJQ ERA dhe Drejtorin për Administrimin e Parkut Kombëtar“Bjeshkët e Nemuna”, kanë bërë vendosjen e pajisjeve monitoruese ne disa pika të parkut. Nga fotografitë e para që janë siguruar nga këto kamera mes tjerash është regjistruar edhe prania e disa llojeve të rralla të gjitarëve të egër sikurse janë: Ariu i murrmë (ursus arctos), macja e egër (felis sivlestris), vjedulla (meles meles) dhe kaprolli (capreolus capreolus) si dhe gjitarë tjetër jo të rrezikuar sikurse janë dhelpra (capis vulpes), lepuri (lepurus europens), derri i egër (sus scrofa) etj.
Kamerat-kurth janë aparate me shkrepje automatike, të pajisura me një sensor i cili detekton lëvizjen e kafshëve me gjak të ngrohtë dhe i fotografon ato në momentin që kalojnë përpara pajisjes. Këto pajisje montohen në drunj apo kunja të posaçëm. Kjo metodë është jo-intenzive për studimin e faunës, pasi gjeneron informacion në lidhje me praninë dhe numrin e llojeve të ndryshme, pa i shqetësuar ato.
{gallery}fotot/kafshet:::0:0{/gallery}
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit