3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Le Figaro”: Turqia si SHBA-ja, Izraeli dhe Kina; ndër prodhuesit kryesorë të dronëve luftarakë

Më të lexuarat

Në artikullin e ditores “Le Figaro” thuhet gjithashtu se Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka shtuar kontratat e shitjes së dronëve luftarakë, të cilët rezultuan mjaft të suksesshëm veçanërisht në Libi dhe Karabakun Malor, “për të zgjeruar sferën e ndikimit”.

Duke bërë me dije se pas Azerbajxhanit, Ukrainës, Polonisë dhe Marokut, interes të madh për dronët luftarakë turq ka shfaqur edhe Kirgizia, e përditshmja franceze vlerëson se “brenda dhjetë vjetësh, Turqia është bërë një nga prodhuesit kryesorë në botë të mjeteve ajrore luftarake të telekomanduara, së bashku me SHBA-në, Izraelin dhe Kinën”.

Artikulli nënvizon se dronët e armatosur të prodhuar nga Turqia janë shumë efektivë dhe kushtojnë 20 herë më pak sesa avionët luftarakë.

Pasi risjell në kujtesë se këta dronë janë përdorur fillimisht kundër organizatës separatiste terroriste PKK dhe për të garantuar sigurinë e kufijve, “Le Figaro” potencon se situata në terren ndryshoi menjëherë pasi dronët turk u përdorën në Siri, në vitin 2016.

Gazeta franceze vë në pah se mjetet ajrore luftarake pa pilotë të Turqisë përmbysën ekuilibrin po ashtu në Libi gjatë dy viteve të fundit dhe pak muaj më parë në Karabakun Malor.

Edhe më herët, në një artikull të titulluar “Një teknologji në shërbim të politikës së jashtme turke”, prestigjiozja “Le figaro” shkruante se në pranverën e vitit 2020, në Libi, dy dronë vetëvrasës “Kargu-2” të prodhuar nga kompania turke “STM”, luajtën një rol të rëndësishëm në konfliktin midis forcave të qeverisë libiane dhe besnikëve të gjeneralit puçist, Khalifa Haftar.

/trtshqip/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit