2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Maqedonia i ofron Kosovës rrymë elektrike në këmbim të thëngjillit

Më të lexuarat

Në kohën e krizës energjetike kudo në Evropë e veçmas në rajonin e Ballkanit, ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi, ka folur rreth mundësisë së  arritjes së një marrëveshjeje për shkëmbim energjetik, lidhur me blerjen e një sasie të thëngjillit nga Maqedonia e Veriut në Kosovë, e në këmbim të kësaj, Kosova të furnizohet me rrymë. 

Ai deklaroi se ka përcjellë ofertën konkrete tek autoritetet në Kosovë. Gjatë takimit, në kuadër të temave, të cilat u diskutuan, me siguri që ne si Maqedoni e Veriut e kemi përgatitur edhe një ofertë konkrete, të cilën ua kemi dorëzuar autoriteteve në Republikën e Kosovës sa i përket rritjes së bashkëpunimit në sektorin energjetik dhe pikërisht njëra ndër kërkesat kryesore është edhe furnizimi i Maqedonisë së Veriut me thëngjill nga ana e Kosovës”. 

“Kërkesa e Maqedonisë së Veriut është tre milionë tonë në vit për nevojat e termoelektranës së Manastirit dhe asaj të Osllomeit dhe në shkëmbim të saj të furnizojë Republikën e Kosovës dhe nevojat e KEK-ut me energji elektrike, të cilat do t’i prodhojnë në tri blloqe”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit