4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Volkswagen shënon rënie të shitjes së automjeteve për shkak të problemit me çipat

Më të lexuarat

Shitjet e kompanisë me seli në Wolfsburg kanë shënuar rënie prej 38 për qind në Kinë, që përbën tregun më të madh të shitjes të kompanisë

 

Berlin

Prodhuesi gjerman i automjeteve, Volkswagen Group ka shënuar rënie të shitjes së automjeteve prej 31.5 për qind në muajin nëntor, për shkak të problemeve në furnizimin me çipa, transmeton Anadolu Agency (AA).

Grupi Volkswagen, që brenda saj i ka markat Audi, Bugatti, Seat, Skoda dhe Porsche, shpalli shifrat e shitjes së automjeteve për muajin nëntor, përfshirë këtu makinat, kamionët dhe autobusët.

Sipas kësaj, grupi në nëntor ka shënuar regres prej 31.5 për qind duke arritur në 616.300 në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Gjithashtu tërhoqi vëmendjen se shitjet e kompanisë me seli në Wolfsburg kanë shënuar rënie prej 38 për qind në Kinë, që përbën tregun më të madh të shitjes të kompanisë.

Ndërkohë, edhe në periudhën janar-nëntor dërgesat kanë rënë për 1.7 për qind duke arritur në 8.17 milionë. Kompania këtë vit synon të shesë 9 milionë automjete. /AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit