13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Turqia hyn në vendet TOP-6 eksportuese të mobilieve

Më të lexuarat

Turqia është ngjitur në vendin e 6-të në botë për prodhimin dhe eksportin e mobilieve.

Turqia është ngjitur në vendin e 6-të në botë për prodhimin dhe eksportin e mobilieve.

Kështu ka bërë të ditur kreu i Dhomës së Llakuesve, Tregtarëve dhe Zejtarëve të Mobilieve të Ankarasë Husejin Takllaxhi (Hüseyin Taklacı) në një komunikatë të shkruar lidhur me eksportin e sektorit të mobilierisë.

Sipas tij, ka një trend të vazhdueshëm në rritje në sektorin turk të mobilieve.

“Turqia është ngjitur në vendin e 6-të në botë për prodhimin dhe eksportin e mobilieve. Ne realizojmë 3 për qind të eksporteve botërore të mobilieve. Eksporti i mobilieve nga Turqia për 11 muaj të këtij viti është rritur me 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në 3,9 miliardë dollarë”,- sqaroi Takllaxhi.

Kreu i dhomës shtoi se arsyeja e një dinamike të tillë ishte veçanërisht fakti që ndërmarrjet e mëdha botërore reduktuan prodhimin në mes të pandemisë.

“Hyrja në 6 vendet kryesore eksportuese të mobilieve ishte synimi ynë për vitin 2021. Tani që ky synim është arritur para afatit, mund të flasim për mundësinë e hyrjes në 5 eksportuesit më të mëdhenj botërorë deri në fund të vitit”, theksoi ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit