1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

A nisi shtyrja e shteteve në Falimentim..?!

Më të lexuarat

Savash VELIU   
Siç po duket në mbledhjen e fundit të “Bilderbergëve” u kallën dritat jeshile për falimentim të shteteve “sovrane” të vendosura gjatë kohë nën “hipotekë” të Bankave Botërore Perëndimore të mbështetura me kushte pa alternativë.        
Shpëtimi i vetëm për këta shtete në buzë të falimentimit do të vjente nga  “Revolucione Masive Popullore” brenda Botës Perëndimore, që do të ishin shtylla kryesore për dalje nga “çdo zhvillim degjenerik të vet Perëndimit” si një refleks i popullit të përgjumur, “Qeveritë” e të cilëve ushtrojnë “Diktatur Centriste” përmes Departementeve të Sigurimit Kombëtar mbi Popullinë vendor, të cilët vijnë në Pushtet me zgjedhje nga “Shoqërit Sekrete” që shërbejnë gjithnjë si burim konspirativ që pretendojnë në një qëllim, “Udhëheqja e Botës”!
Asnjë shtet “Demokratik Perëndimor” nuk votohet nga vota e lirë e votuesve (popullitë), por ato votohen nga Marrëveshja e fshehtë të “BILDERBERGUT”, apo ndryshe i njohur si “Shteti i Botës”. Anëtarët e saj ndikojnë në politikën ekonomiko-financiare dhe në marrëdhëniet internacionale. Bilderbergët ose Masonët kontrollojnë pothuajse tërë botën! Ata kontrollojnë “Bankat Botërore (Kapitalin)” bashkë me të, edhe “Pushtetet në Botë”. Dhe kështu “Bota arriti të bëhet një vend ku njerëzit nuk kanë rehati e as lumturi. Barazia dhe drejtësia dukshëm është katandisur mes popujve!!      
Banka Qendrore Amerikane dhe ajo e Rokfelerëve janë prona private. Besohet se edhe Banka e UE-së është pronë e Rotshilldëve. Udhëheqësia e IMF-së dhe e Bankës Botërore po drejtohenë nga këta persona. Një herë në vit mbahenë Mbledhjet e tyre në vende të ndryshme të botës. Takimet janë sekrete dhe bisedimet në të nuk transmetohenë jashtë. Pjesëmarrësit në këta mbledhje sekrete kanë perspektiv politike. Janë në gjendje që “Mendimet dhe Vendime të marra që t’ua mbështesin çdo njëritë në derë me anë të forcës së detyrimit, siç janë duke bërë sot në Ballkan dhe Lindje të Afërt.  
Fondacionet e tyre nuk përdoren vetëm në politikë, por edhe në ekonomi, siç janë Fondacionet (IMF, SOROS, CIPD etj). Ata kurrë nuk inportojnë demokraci, por si specialitet e kanë dhënien e borxheve me  kamatë mbytëse, gjegjësishtë, përfitimi i parasë. Në të njëjtën kohë, ata japin para dhe dekorohenë me tituj duke u dukur në opinion si dashamirë dhe humanist. Dhe kështu shtetet falimentojnë dalngadal. Rasti më i freskët është Greqia dhe pas saj vijnë, Rumunia, Bullgaria, Italia, Spanja, Portugalia etj !!
 Poashtu Organizatatë Amerikane dhe Perëndimore nëpër shtete mbështesin grupet e legalizuara (OJQ). Këta grupe të legalizuara punojnë për CIA-në dhe shërbime tjera perëndimore, ku shumica e personelit janë agjent të CIA-së.
Grupi Bilderberg nuk merret vetëm me vendime politike, aty themelohenë edhe ortakllëke të mëdha. Për të vendosur në një vend një njeri të tyre, kërkohet dorëzimi i tij i plotë, nëse ajo mungon, atëherë ai moti ka kaluar në histori. Çdo gjë në të bëhet nën ombrellën e “Barazisë – Demokracisë dhe Drejtat e Njeriut”. Kurse, Motoja kryesore e tyre është : “Propaganda më e mirë është të sillesh sikur nuk bën hiq propagandë!   
Grushtshteti i fundit që u demonstrua në Egjipt ishte nus-produkti i CIA-së  dhe shërbimeve sekrete të UE-së, që synojnë të gllabërojnë tërë Lindjen e Afërt, Turqinë dhe Ballkanin, që do të krijojë një efekt domino përfituese në rajon e përcaktuar nga bota perëndimore si tranzicion demokratik!!!
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit