-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Sektori i biznesit në Maqedoni kundër ngrirjes së çmimeve

Më të lexuarat

Sektori i biznesit nuk e mbështet ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Nga Oda Ekonomike thonë se do të kenë takime me përfaqësues të qeverisë, po janë të vendosur se masat e tilla nuk mbështeten nga tregu ekonomik.

Njeriu i parë i Odës Azeski, tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike, shtesë do ta shpreh negativitetin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kriza shëndetësore dhe ekonomike ka tronditur stabilitetin financiar të kompanive, thonë nga Oda e Agrobiznesit e Shoqatës së Dhomave të Tregtisë. Prandaj, ato kërkojnë masa të mirëplanifikuara që do të ndërmerren në bashkëpunim me sektorin real.

Ata besojnë se me vendimin për kufizimin e çmimeve të produkteve, kriza me të cilën përballet biznesi do të thellohet. Ata kërkojnë të propozohet aktivizimi i rezervave shtetërore të mallrave.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë parregullsi me çmimet./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit