Shumë studentë nuk duan apo nuk kanë kohë për të mësuar për provime. Mënyra më e mirë për të dalë mirë në provime është që të mësosh, por disa studentë mundohen që të gjejnë mënyra të tjera më të lehta. Sipas raportimeve nga China News dhe China Radio National, disa studentë në Kinë janë kapur duke kopjuar gjatë provimit të tyre përfundimtar të shkollës së mesme.
Me mënyrën se si po zhvillohet teknologjia sot, si duket edhe kopjimi ka kaluar në një nivel të ri. Kanë ikur ditët kur studentët shkruanin krahët, apo fshihnin letra nëpër këpucë për të kopjuar. Tani studentët kanë gjetur një mënyrë tjetër më interesante dhe më pak të rrezikshme për të kopjuar.
Për shembull, një student përdori një palë syze për t’i bërë foto pyetjeve të provimit, dhe i dërgonte tek dikush tjetër, i cili i sillte përgjigjet e sakta. Një student tjetër është kapur duke fshehur kamera në një shishe uji. Përveç këtyre, janë edhe stilolapsat inteligjentë, të cilët mund të dërgojnë pyetjet tek dikush tjetër dhe pastaj ai i sjellë përgjigjet e sakta.
Këto provime janë shumë të rëndësishëm për nxënësit kinezë, sepse përcaktojnë se çfarë universiteti do të ndjekin. Ashtu siç ju thamë, disa metoda për të kopjuar janë shumë inteligjente, dhe ngjasojnë me metodat që përdoren në filmat me spiunazhe.