Forcat e Armatosura Turke kanë testuar me sukses një top detar, i cili është një tjetër në serinë e produkteve të industrisë turke të mbrojtjes.
Në test morën pjesë ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, gjenerali Yasar Guler, komandantë të forcave tokësore, ajrore dhe detare dhe zyrtarë të tjerë.
Topi i ri detar 76/62 milimetrash u testua në kantierin e provës në Karapinar, ndërsa të pranishmëve përmes videomesazhit iu drejtua edhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. https://www.youtube.com/embed/p7FcEQ0zdZw?feature=oembed
“Nuk është çështje zgjedhjeje, por nevoje urgjente”
Akar përgëzoi të gjithë ata që janë përfshirë në zhvillimin dhe prodhimin e sistemeve të reja të armëve në Turqi dhe shtoi se nevojat e Forcave të Armatosura Turke do të vazhdojnë të plotwsohen
Ai tha se Turqia po punonte me shpejtësi për të trajnuar personelin dhe për të zhvilluar prodhimin vendas të pajisjeve dhe armëve ushtarake, ku shtoi se prania e pajisjeve dhe armëve vendase ishte rritur në 80 përqind.
“Pa hequr dorë, ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur dhe ruajtur sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit dhe sigurinë dhe të drejtat e popullit tonë”, tha Akar.
Duke kujtuar se Turqia nuk mund të blinte disa armë në të kaluarën, ai tha se zhvillimi i industrisë kombëtare të mbrojtjes për Turqinë nuk ishte çështje zgjedhjeje por nevojw urgjente.
“Deri kohët e fundit, ne nuk prodhonim pushkë këmbësorie, dhe tani prodhojmë të gjitha armët e lehta, automjetet e blinduara, helikopterët, dronët, dronët luftarakë, anijet, artilerinë… Ne jemi ende duke punuar në zhvillim dhe jemi të vendosur në këtë,” tha Akar.
“Përparim dhe zhvillim në të gjitha fushat”
Duke theksuar se vendet mike, aleate dhe vëllazërore kanë pritshmëri të mëdha nga Turqia, ai tha se askush nuk duhet të dyshojë se Turqia do të vazhdojë të bëjë përparim dhe zhvillim në të gjitha fushat.
“Turqia është një shtet i fortë në përgjithësi, me historinë, vlerat dhe forcat e saj të armatosura. Kjo duhet ditur dhe parë. Deri më tani i kemi mbrojtur të drejtat dhe interesat tona me qëndrim të vendosur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Akar. /tesheshi.com/