3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Klinton: Rusia t’i tërheq forcat nga Abhazia dhe Oshetia Jugore

Më të lexuarat

Sekretarja amerikane shtetit, Hillari Klinton, është takuar me zyrtarët më të lartë të Gjeorgjisë me ç’rst është biseduar për forcimin e mbrojtjes së këtij vendi.

Zonja Klinton sot ka marrë pjesë në një “dialog strategjik” me zyrtarët e Gjeorgjisë, në qytetin port Butumi në Detin e Zi.
Me këtë rast, ajo e ka inauguruar një anije bregdetare gjeorgjiane, që është rikonstruktuar me ndihmën financiare amerikane, dhe ka premtuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për ta ndihmuar Gjeorgjinë në mbrojtjen e ujërave të saj territoriale.
Zonja Klinton e ka riafirmuar mbështetjen amerikane për integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe ka kërkuar që Rusia t’i tërheq forcat nga rajonet separatiste gjeorgjiane të Abhazisë dhe Oshetisë Jugore.
Rusia e ka njohur pavarësinë e këtyre dy rajoneve, pas luftës së shkurtër me Gjeorgjinë në vitin 2008, por pjesa më e madhe e shteteve në botë këto rajone i konsideron si pjesë të Gjeorgjisë./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit