9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Po nuk u miratua Gjykata Speciale do të ketë sanksione për Kosovën

Më të lexuarat

Stephen Rapp, Ambasadori amerikan për Krime Lufte, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se do të ketë sanksione për Kosovën po nuk u miratua Gjykata Speciale.
 
Ambasadori amerikan për Krime Lufte Stephen Rapp, ditë më parë pati paralajmëruar pasoja për shtetin e Kosovës nëse nuk kalojnë amendamentet kushtetuese që mundësojnë themelimin e Gjykatës Speciale. Ndër to pati përmendur mosaprovimin e  Marrëveshjes për Stabilizim Asociimi të BE-së me Kosovën.
 
Të njëjtat fjalë, Rapp i tha edhe pas mos kalimi të djeshëm të këtyre amandameteve kushtetuese, në një intervistë për Zërin e Amerikës.
 
“Unë e di që në kontekstin e Bashkimit Evropian, nëse nuk realizohet miratimi i gjykatës kjo do të kishte pasoja në hapat e mëtejshëm për Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit. Natyrisht që kjo do të thotë që nëse miratohet, atëherë kjo do të thotë që Kosova do të ecë përpara drejt kësaj marrëveshjeje dhe fillimit të procesit të anëtarësimit, ashtu si vendet e tjera. Por ne e dimë që ndryshme nga vendet e tjera, Kosova ka sfidën e çështjes së njohjes dhe prandaj unë dua që kjo të bëhet dhe mendoj se (vendimi për gjykatën) është vendimtar veçanërisht për hapjen e kësaj porte”, kishte theksuar Rapp./zeri/.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit