3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Gjendja psikologjike e fëmijës që nuk i njeh prindërit e tij

Më të lexuarat

Nga: Dr. Muhamed El-mehdij

Gjendja psikologjike e fëmijës që nuk i njeh prindërit e tij

Për shkak të ndryshimeve të shumta morale dhe sociale vitet e fundit është rritur në masë fenomeni i fëmijëve të cilëve nuk u dihen prindërit. Janë pikërisht ato fëmijë të cilët kanë ardhur në jetë nga marrëdhëniet jashtëmartesore.
Fëmija i zakonshëm pritet me gaz e hare, rrethohet gjithandej me përkujdesjen e nënës, ndjen ngrohtësinë e prehrit të saj, ndjen përkëdheljen e dorës së babait. Ai rritet në një ambient plot dashuri, zhvillohet dhe fillon të identifikohet me rrethin familjar me të cilin ndjehet edhe krenar. Sakaq, në krahun tjetër kemi një fëmijë të lindur nga prindër që nuk i njihen, pritet me dëshpërim dhe hidhërim, madje ndonjëherë refuzohet. Kur rritet ai ndjen se është pa identitet dhe përkatësi. Në vazhdim do të cekim efektet psikologjike të këtij fëmije:Periudha e shtatzënisë Kur nëna e kupton se është shtatzënë nga marrëdhëniet jashtëmartesore ajo përfshihet nga një stres i thellë për shkak të kësaj shtatzënie. Shumë nëna tentojnë ti japin fund kësaj shtatzënie për të mënjanuar problemet dhe pasojat e saj. Shkencërisht është vërtetuar se emocione të tilla si stresi, paniku, dëshpërimi dhe çdo lloj emocioni tjetër i transmetohen embrionit nëpërmjet lëndëve kimike që gjenden në gjakun e nënës. Që këtu fillon të rritet emocioni i stresit dhe tensionit tek embrioni ngase nëna e tij i përjeton këto emocione. 
Ndjenjën e refuzimit tek embrioni e shohim të konkretizuar pas lindjes së tij. Tek tiparet dhe cilësitë pasi gjatë jetës ai është më nervoz në krahasim me bashkëmoshatarët e tij. Veç kësaj, duhet të dimë se embrioni influencohet si fizikisht ashtu dhe psikologjikisht nga orvatjet për abortim që bëhen për ti dhënë fund shtatzënisë. Këto orvatje lënë gjurmë të thella të cilat koha mund të mos i fshijë.Pas lindjesKjo foshnje zakonisht pritet ftohtë derisa bëhen edhe përpjekje për ta eliminuar fizikisht duke e vrarë ose duke e lënë në rrugë. Por edhe nëse nuk ndodh kjo, nëna dhe familja e foshnjës ndihen në hall të madh nga prania e tij pa baba për shkak të opinionit. Kjo pasqyrohet qartë tek injorimi, neglizhenca dhe emocionet negative që manifestohen ndaj këtij fëmije. Këto mund të bëhen direkt ose indirekt por në fund të fundit mbërrijnë tek fëmija. Ato e lëndojnë edhe në forma të ndryshme dhe bëjnë të ndihet i padëshiruar. Që këtu, lind tek fëmija agresiviteti ndaj atyre që e refuzojnë, e lënë pas dore dhe duan ta heqin qafe.
Ditët që pasojnë lindjen e fëmijës janë konfliktuale dhe hutuese për shkak se lipset dëshmia e lindjes dhe regjistrimi i tij në  gjendjen civile. Nëna dhe familja e tij përjetojnë një krizë të rëndë, sidomos nëse babai biologjik i fëmijës refuzon ta njohë dhe të mbajë përgjegjësitë. Çështja mund të përfundojë dhe në gjykatë, madje dhe në faqet e gazetave dhe kanalet televizive, siç ka ndodhur në shumë raste. E në këtë rast, skandali i kësaj nëne merr përmasa të pallogaritshme. Ajo damkoset për çështje morali dhe bëhet objekt bisedash.Stadi i fëmijërisëNjë fëmijë i tillë nuk e ka fatin e një jete normale. Nëna e tij ndjehet e trishtuar dhe e përvuajtur për shkak se i ati e ka mohuar fëmijën e tij. Ajo ose rend nëpër gjykata për të vërtetuar të atin biologjik ose i nënshtrohet dhe serviloset babait të foshnjës që ta pranojë. Në të dy rastet ajo përballet me një damkë sociale dhe morale që nuk është aspak më e lehtë se ajo me të cilën përballet vetë fëmija. Meqë nëna është prehri i vetëm i këtij fëmije është normale që gjendja e saj psikologjike të reflektohet dhe tek fëmija e saj. Ai e ndjen peshën e damkës së dhimbshme sociale, refuzuese dhe dyshuese sa edhe e nëna.
Kur fëmija rritet ai ndjen se është i ndryshëm nga bashkëmoshatarët e tjerë. Ata i shohin shokët teksa përqafohen me etërit, tek i dërgojnë në shkollë apo i marrin që andej. Mandej i shoqërojnë për në shtëpi, pasi tu kenë blerë ndonjë dhuratë, dalin me ta shëtitje dhe i mbrojnë nga rreziqet. Sakaq, ky fëmijë nuk ka tjetër veçse një nënë të mjerë, të trishtuar, të dobët, zemërthyer, të braktisur dhe të vetmuar.Stadi i adoleshencësKriza thellohet gjatë stadit të adoleshencës, kur adoleshenti kupton se i përket një babai biologjik të panjohur. Aq më tepër, që çdo adoleshent kalon një krizë identiteti. E nëse një adoleshent normal e kalon këtë krizë me disa vështirësi, adoleshenti me prind të panjohur e përjeton thellësisht me vuajtje të rënda këtë stad. Kjo, pasi origjina e identitetit personal dhe familjar nuk ekziston, pasi nuk e njeh të atin dhe për rrjedhojë nuk ka me kë të identifikohet. Sakaq, ai i sheh bashkëmoshatarët e tij që identifikohen me etërit e tyre dhe krenohen me familjet. Ndërkohë që ky ndjen se i hapet toka nën këmbë, se nuk ka tokë të fortë e cila ta mbajë. Ai i ngjan një ngrehine pa themele.
Identiteti është një kërkesë themeltare për njeriun. Kur ai është i paqartë, i çrregullt dhe i shpërfytyruar, e bën konstruktin psikologjik të ligsht dhe të deformuar. Por problemi i fëmijës apo adoleshentit që nuk i dihet prindi nuk ka të bëjë vetëm me prindin që nuk e njeh. Ai ka probleme dhe me të ëmën e tij, e cila e lindi nga një marrëdhënie e gabuar dhe aspak normale. Me këtë rast, ai ka ndjenja kontradiktore karshi nënës. Nga njëra anë, ajo është burimi i gjysmës së  identitetit, ashtu siç është burim i përkujdesjes nëse ekziston kjo e fundit.
Por nga ana tjetër ajo është burimi i damkës sociale dhe shkaku i mos respektit që ai ka për të ëmën. Emocionet e tij janë një përzierje mes dashurisë dhe urrejtjes, zemëratës dhe përbuzjes, kritikës dhe protestës. Këto emocione dhe ndjenja kontradiktore nuk hasen vetëm tek fëmija ndaj nënës, por edhe tek nëna ndaj fëmijës. Me gjithë dashurinë e natyrshme të nënës, hasim edhe emocione refuzuese të saj për telashin në të cilin e ka futur ky fëmijë. Ajo, e pohon këtë gabim natë e ditë dhe para gjithë njerëzve sikur fëmija të përfaqësonte një pjesë të madhe të atit. Të atij i cili e shfrytëzoi, mori atë që deshi dhe në fund e braktisi duke e lënë të përballet e vetme me këtë problem. Mbështetja e saj e vetme mbesin materialet ligjore, të cilat nuk e mbrojnë aspak në këtë botë dhe nuk i bëjnë dobi në botën tjetër. Veç të tjerave, ky fëmijë mund të bëhet pengesë dhe për martesën e së ëmës duke u bërë barrierë në rrugën e jetës së saj.
Sipas studimeve dhe hulumtimeve rreth fëmijëve të cilëve nuk u dihen prindërit tek ata kemi çrregullime emocionale dhe në sjellje. Ata janë agresiv, vjedhin, kanë vështirësi në të nxënë etj… Këto çrregullime kanë burim sa gjenetik aq dhe të fituar. Lidhur me burimin gjenetik, ai i referohet zhvillimit biologjik të fëmijës. Është vërtetuar se femrat që kryejnë marrëdhënie jashtëmartesore kanë një koeficient inteligjence më të ulët, ku koeficienti i tyre është 83% – 96%. Ndërsa koeficienti mesatar është 90% – 110%. Pra, në përgjithësi këto femra nuk janë shumë inteligjente.
Lidhur me burimin e fituar është zbuluar se shtatzënia nga marrëdhëniet jashtëmartesore, lidhet shumë me problemet patologjike të personalitetit të gruas. Këto probleme mund të transmetohen dhe tek fëmija, siç janë euforia, rriskimi, luhatja emocionale, mos vlerësimi i pasojave etj… Ambienti psikologjik ku rritet një fëmijë i tillë që nga fillimi i shtatzënisë, gjithmonë lë pasoja negative në sjellje.
Pyetja problematike që shtrohet këtu është: Kur dhe si duhet njohur fëmija lidhur me prindin e tij?
Përgjigja varet nga shumë faktorë dhe për çdo rast lipset një skenar që i përshtatet. Megjithatë, përvoja ka treguar se është më mirë që fëmijës ti tregohet nga mosha dy deri katër vjeçare, në atë formë që ta perceptojë mendja e tij e vogël. Atij mund ti thuhet që babi ka vajtur diku larg dhe se ata që kujdesen për të e duan dhe nuk do e braktisin kurrë. Kjo bëhet me qëllim që fëmija mos e mësojë të vërtetën në ambientit familjar, gjë e cila e bën të kuptojë se kujdestarët e tij ia kanë fshehur të vërtetën. Nga ana tjetër, nuk është aspak e dobishme që fëmijës ti tregohen detaje të problemit, pasi kështu do e urrejë të atin biologjik, i cili e paska mashtruar nënën e tij dhe në fund e ka braktisur. Por mund ta shohë me shpërfillje edhe të ëmën. Gjithashtu, është e rëndësishme të mos i thuren histori iluzionare, por  thjesht ti thuhet se i ati ka ndërmarrë një udhëtim të largët dhe mund të mos kthehet fare.
Disa familje e shtyjnë këtë informacion deri në moshën shtatë apo tetë vjeçare të fëmijës, me qëllim që fëmija ta perceptojë sa më drejt çështjen. Ka familje të tjera të cilat e shtyjnë deri në moshën e adoleshencës dhe kur fiton aftësitë për pavarësi dhe për tu mbështetur në forcat e tij. E megjithatë, në të gjitha rastet, duhet të përballemi me pasojat që vijnë kur fëmija mëson të vërtetën. Ai duhet mbështetur psikologjikisht derisa ta kalojë këtë sfidë.
Lidhur me mbiemrin e këtij fëmije, ndonjëherë mjaftohet duke i dhënë një mbiemër të papërcaktuar, të cilin e zgjedh e ëma si të dojë. Ndonjëherë i jepet mbiemri i nënës, duke respektuar meseletë e ligjit përkatës, të cilat kanë të bëjnë me birësimin, trashëgiminë etj…
Nëna e fëmijës të cilin e ka refuzuar i ati, ka nevojë për përkujdes dhe mbështetje psikologjike dhe sociale, me qëllim që ta ketë më të lehtë përkujdesin ndaj fëmijës në formë normale.
Fëmijës i lipset dikush që mund të luajë rolin e babait alternativ, ku në këtë rast mund të jetë gjyshi, daja apo ndonjë nga të afërmit e tjerë, të cilët mund ti ofrojnë modelin e babait. Ai është një model i domosdoshëm nga aspekti psikologjik dhe edukativ. Mungesa e tij shkakton çrregullime në strukturën psikologjike të fëmijës.
Nuk duhet të harrojmë se ky fëmijë ka ardhur në jetë pa bërë ndonjë mëkat. Prandaj, ai ka të drejtën të ketë një jetë sa më normale si gjithë fëmijët e tjerë. Ai gëzon të drejtën e përkujdesit dhe krijimin e kushteve për tu rritur sa më normal, me gjithë rrethanat negative lidhur me lindjen dhe rritjen e tij. Ne si shoqëri, duhet ta nderojmë dhe respektojmë si njeri. Ne duhet ta ndihmojmë në forcimin e identitetit të tronditur dhe të thyer. Ai s’ka përse të jetë përgjegjës për një faj që nuk e ka bërë. Zoti në Kuran thotë se askush nuk ka përse të paguajë për fajet e tjetrit.
 
 
Perktheu: Elmaz Fida

Rating: 3.0 of 5. 1 vote(s).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit