1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Franca anulon bisedimet me Britaninë pas letrës së Johnsonit për migrantët

Më të lexuarat

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, ka anuluar bisedimet me ministren e Brendshme britanike, Priti Patel, pasi kryeministri britanik, Boris Johnson i ka bërë thirrje Francës që të kthejë migrantët, të cilët kanë kaluar Kanalin Anglez. Si pasojë e përshkallëzimit të krizës politike, pas vdekjes së 27 personave duke kaluar Kanalin Anglez, Darmanin ka thënë se Franca është zhgënjyer nga letra. “Publikimi i letrës e bën situatën edhe më të keqe”.

Ai ka thënë se si rezultat i letrës, Priti Patel nuk është më e ftuar. Fundosja e barkës prej gome të mërkurën, ka regjistruar incidentin me numrin më të madh të viktimave në Kanalin Anglez, duke përfshirë 17 burra, shtatë gra – njëra prej tyre shtatzënë – dhe tre fëmijë.

Kryeministri Johnson ka thënë në letër se një marrëveshje me Francën për të marrë migrantët që e kanë kaluar Kanalin përmes kësaj rruge të rrezikshme, do të kishte ndikim të menjëhershëm. Sipas të dhënave të autoriteteve franceze, 31,500 persona kanë tentuar të kalojnë Kanalin drejt Britanisë prej fillimit të vitit dhe 7,800 persona janë shpëtuar në det. Sipas autoriteteve britanike, më shumë se 25,000 persona kanë arritur ilegalisht këtë vit në Britani, shifër tri herë më e lartë sesa më 2020.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit