Rritet në 12 numri i personave që kanë humbur jetën në sulmin e ndërmarrë në Mogadishu të Somalisë ndaj autokolonës ku gjendeshin diplomatët e Emirateve të Bashkuara Arabe, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet e policisë kanë theksuar se krahas 4 ushtarëve kanë humbur jetën edhe 8 persona të tjerë duke përfshirë edhe drejtuesin e mjetit me lëndë shpërthyese dhe se të paktën janë plagosur 10 persona.
Autoritetet të cilët kanë theksuar se mes të plagosurve ka ushtarë e civilë. Si pasojë e gjendjes së rëndë të shumicës prej tyre janë rritur shqetësimet se mund të ketë rritje në numrin e viktimave.
Ndërsa disa dëshmitarë kanë shpjeguar se pas shpërthimit të fuqishëm në momentin e ngjarjes disa nga mjete e autokolonës janë djegur plotësisht, ku pas zjarrit në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e zjarrfikëseve.
Ndërsa në anën tjetër theksohet se sulmin e ka marrë përsipër organizata Esh-Shebab.