3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

40 ish- Pjesëtarë të UÇK-së ende kërkohen nga Serbia

Më të lexuarat

Pas ndalimit të shkurtër të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, raportet e medias sugjerojnë se edhe për 40 ish-luftëtarë të tjerë të UÇK-së ekzistojnë ende urdhërarreste të vjetra nga Serbia për krime lufte.
 
Politikanë të tjerë të lartë të Kosovës mund të rrezikojnë arrestimin si ish-kryeministri Haradinaj, një komandant guerilas i kthyer në lider të një partie politike, i cili u ndalua javën e kaluar në një aeroport në Slloveni bazuar në një urdhër-arrest nga Serbia për krime lufte, raportoi ditën e hënë gazeta “Koha Ditore” në Prishtinë.
 
“Azen Syla, Shukri Buja dhe Fatmir Limaj mund të kenë të njëjtin fat si Ramush Haradinaj në disa vende të botës. Për ta ka mandat-arreste ndërkombëtare për krime të lidhura me luftën në Kosovë,” raportoi kjo gazetë.
 
Syla dhe Limaj janë deputetët, ndërsa Buja është kandidat për ambasador të Kosovës në Shqipëri. Urdhër arrestimet për Sylan dhe Buja u ngritën në vitet 2002 dhe 2004, ndërsa ai për Limajn, i cili drejton partinë e NISMA për Kosovën (NISMA), u paraqit në vitin 2010.
 
Ish-kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi kërkohej gjithashtu për një urdhër-arresti nga Serbia, por ky i fundit u anulua pasi ai zuri postin e kryeministrit, ndonëse mbetet i vlefshëm në Serbi, kane këmbëngulur zyrtaret e Beogradit.
 
Disa prej atyre që janë në kërkim, si Haradinaj, tashmë janë gjykuar dhe liruar nga akuzat nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë.
 
Haradinaj u arrestua në Lubjanë të mërkurën e kaluar dhe pasaporta e tij u konfiskua, por ai u lirua tri ditë më vonë, pasi një gjykatë sllovene vendosi se ai kishte qenë në një mision diplomatik legjitim në Gjermani.
 
Në një deklaratë pas kthimit të tij në Prishtinë ditën e shtunë, Haradinaj kritikoi presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga që falënderoi autoritetet sllovene për lirimin e tij.
 
“Ajo nuk duhet t’i falënderojë ato për atë që më bënë,” tha ai.
 
Ai kritikoi gjithashtu kryeministrin Isa Mustafa, i cili tha se autoritetet sllovene vepruan sipas ligjit.
 
“Sipas ligjit ishte fakti që unë shkova dy herë në Gjykatën e Hagës dhe e përmbusha detyrimin tim,” tha ai.
 
Ekspert ligjor në Kosovë Arianit Koci tha se Sllovenia nuk ishte fajtore për arrestimin e Haradinajt.
 
“Ky është një urdhër arresti i vlefshëm. Autoritetet sllovene thjesht po përmbushnin detyrimet e tyre ndaj Interpolit,” tha Koci.
 
Ai tha se urdhër arresti i paraqitur nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 2004 do të vazhdojë të jetë i vlefshëm derisa Serbia, pasuesja e bashkimit mes dy shteteve ish-jugosllave, ta tërheqë urdhrin e arrestit.
 
“Gjermania dhe Austria, dy vendet e tjera ku zoti Haradinaj udhëtoi para se të përfundonte në Lubjanë, kanë procedura të ndryshme ligjore në lidhje me urdhrat e Interpolit,” shtoi ai, duke shpjeguar se pse Haradinaj nuk u arrestua para se ai të arrinte në Slloveni.
 
Ministria gjermane e Drejtësisë ka një zyrë ligjore që kontrollon urdhër-arrestimet e Interpolit rast pas rasti, ndërsa sistemi slloven është i automatizuar, tha ai.
 
Kosova nuk është pjesë e Interpolit, por në vitin 2011, një Departament për Bashkëpunim Ndërkombëtar u formua në kuadër të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) për t’u marrë me çështjet që kanë lidhje me organizatën ndërkombëtare policore.
 
“Që kur bashkëpunimi ynë me Interpolin ka kaluar përmes UNMIK-ut, kundër qytetarëve të Kosovës nuk është ngritur asnjë urdhër arresti. Tani kur Interpoli merr një urdhër arrestimi, ata konsultohen me zyrën e Kosovës. Këto urdhra-arresti (për ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës) janë të gjitha të vjetra,” tha Koci.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit