-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Al Sisi i Egjiptit po e tërheq vendin drejt luftës civile

Më të lexuarat

Nga: Wadah Khanfar

Al Sisi i Egjiptit po e tërheq vendin drejt luftës civile

Adresimi që u bë nga ministri egjiptian i mbrojtjes Gjeneral Lejtnant Abdul Fatah al Sisi, më 24 korrik, ishte në fakt një deklaratë zyrtare e luftës civile, një dëshmi shtesë kjo që grushti ushtarak kundra presidentit të zgjedhur egjiptian ishte një akt i cili ishte skajshmërisht i keq llogaritur dhe i trajtuar dobësisht. Sisi, nga fjalimi i tij,  vuri mënjanë fasadën e qeverisë civile të cilën ai vetë e kishte miratuar dhe përdori gjethen e fikut, për të shfaqur veten e tij si faraoni i ri i Egjiptit. 
Tre javë pas përmbysjes së Mursit, me burgosjen arbitrare të shoqëruesve  të tij, frikësimet dhe fushatat e shpifjes kundra mbështetësve të tij, mbetet tashmë e qartë se kriza politike në vend është tejet larg nga zgjidhja. Ushtria e ndjeu se mbështetësit e presidentit të rrëzuar e kishin filluar fitimin e betejës. Ato ishin të befasuar, ashtu si edhe të ashtuquajturat forcat liberale (të cilët mbështetën grushtin), se masat, të cilat u tubuan në sheshet e Kajros dhe anembanë qyteteve egjiptiane gjatë gjithë kohës, ishin shumë më të mëdha sesa ata parashikonin.
 Kjo tregon dy gjëra: e para që masat që kundërshtuan grushtin e shtetit nuk janë vetëm nga anëtarësia e Vëllazërisë  Myslimane, një pikë kritike kjo që kërkon të theksohet nga ato që kryen grushtin dhe mediat e tyre. Çështja tjetër është se vendosmëria dhe vendimi i protestuesve është më i fortë sesa pritej. Përpos sulmeve të armatosura mbi protestuesit nga forcat e sigurisë egjiptiane dhe ato të quajtur si ‘baltagija’- apo banditët, të cilët kanë rezultuar në më shumë se 200 vdekje dhe mijëra të plagosur, prapseprapë protestuesit kundra grushtit të shtetit vazhdojnë të shtohen.
Udhëheqësit ushtarakë të grushtit  të shtetit e bazuan legjitimitetin e tyre nga demostratat e opozitës në 30 qershor, pasi ato pretenduan se ushtria është gardiani i vullnetit të popullit. Megjithatë, qysh nga periudha kur mbështetësit e Mursit ia dolën mbanë në organizimin e tubimeve masive, legjitimiteti i cili iu atribua grushtit të shtetit ka qenë i tronditur. Kjo ka çuar në thirrjen nga ministri i mbrojtjes ndaj mbështetësve të tij për të demostruar.
Adresimi i dhënë nga Al Sisi, i cili përmbante arsyetime të gjata për grushtin e shtetit, akuzoi mbështetësit e Mursi si të angazhuar në dhunë dhe terrorizëm. Ai doli në përfundimin e një kërkesë që ndoshta mund të ndezë një luftë të vërtetë  civile; pra ai i bëri thirrje mbështetësve të tij që të demostronin  të premten e 27 korrikut, e gjitha kjo në të njëjtën ditë në të cilën mbështetësit e Mursit ishin duke u pregatitur për të organizuar demostrata të mëdha. Në mënyrë të qëllimshme ai shtoi se ai kërkon nga masat një mandat për të ndërmarrë atë që është e nevojshme për të luftuar ‘dhunën dhe terrorizmin.’
Aktualisht ajo çfarë al Sisi synon nga ky mandat për tu përballur me atë që ai e quan ‘dhunë’ dhe ‘terror’ është që të shpërndajë mbështetësit e Mursit me forcë. Kjo do të kërkojë derdhjen e gjakut nga një pjesë e popullit sipas një mandat të dhënë nga një pjesë tjetër, pavarësisht nga fakti që forcat e armatosura e justifikuan grushtin e tyre kundra proçesit demokratik si një nevojë për të ndaluar derdhjen e gjakut egjiptian.
Prandaj, ne jemi në pragun e skenarëve më të këqinj të mundshëm si edhe më të rrezikshëm. Nëse hapen dyert e dhunës ato do të shkaktojnë gjendjen e paqëndrushmërisë dhe kaosit që shtrihet nga Iraku, në Siri dhe Liban. Në rast se Egjipti, me peshën dhe thellësinë e tij  Arabe dhe Afrikane, i bashkohet listës së zezë, ajo do të zgjerojë rrezen e kaosit në nivele të papara, dhe kjo jo më pak se vendet që janë fqinje të Egjiptit, domethënë Libia dhe Sudani, të cilat vuajnë tashmë nga problemet e ndërlikuara të  sigurisë.
Udheheqja e ushtrisë e ka cuar në një beteje politike shkatërruese, që është më shumë e komplikuar sesa aftësia e saj për të administruar pasojat. Ajo gaboi në vlerësimin e saj të situatës kur u bazua në bashkëpunimin politik të liberalëve dhe të disa mbeturinave të ish regjimit, të cilat nuk kanë mbështetje të mirfilltë popullore, edhe pse ato gëzojnë një ndikim të gjerë mediatik. Media mund të ketë sukses në shformimin e ndërgjegjies për një kohë të kufizuar, por ajo nuk mundt ë ndryshojë gjërat e pandryshueshme të  shoqërive.
Ajo çka ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në llogaritjen e gabuar të ushtrisë egjiptiane në lidhje me mundësinë e suksesit të grushtit është se ajo u bazua në qëndrimet mbështetëse të aktorëve rajonal, megjithëse këto qëndrime erdhën nga qarqe të cilat supozohen se ishin në kundërshtim. Mbështetja politike dhe financiare erdhi nga disa vende arabe: Izraeli ofroi një pritje të ngrohtë, Presidenti i Sirisë Bashar al Asad ofroi një vlerësim, dhe Irani shprehu kënaqësi. Megjithatë, të gjitha këto qëndrime ishin të diktuar nga llogaritjet e çastit që ishin karakteristike të palëve të ndryshme.
Përveç kësaj, rajoni në vetvete është në një gjendje të rrjedhshmërisë së plotë dhe të gjitha këto palw vuajnë nga problemet e veta specifike. Kështu që , edhe pse klima rajonale shfaqet tërheqëse, ajo nuk mund të dhurojë legjitimitet ndaj një grushti shteti që dështoi të fitojë mbështetje të brëndshme.
Pozicionet perëndimore variojnë mes hezitimit në mbështetjen e grushtit të shtetit nga njëra anë dhe justifikimit nga ana tjetër. Ndoshta më e keq llogaritura dhë më dritëshkurtra është ajo e administratës amerikane e cila refuzoi ta përshkruantë, atë çka ngjau, si grusht shteti. Në vend të kësaj ato u përpoqën ta justifikonin atë duke theksuar dështimet e Presidentit Mursi. Ky është një qëndrim i pazakontë në historinë botërore të demokracisë. Nëse ne i lejojmë ushtritë e vendeve,  qeveritë e së cilave vuajnë nga një performancë e dobët apo humbje e popullaritetit për të përmbysur proçesin politik, atëherë ushtritë e shumë vendeve do të rrëzojnë qeveritë e tyre dhe tanket ushtarake do të zbarkojnë në kryeqytetet e botës, madje edhe në zemër të Evropës.
Kështu pra mbetet e rëndësishme që të ruajmë Egjiptin dhe rajonin nga dhuna e afërt.  Ne jemi afër shikimit të Lindjes së Mesme, si një fushë të madhe të prekur nga dhuna dhe kaosi, dhe mbetet mbi botën që të marrë përgjegjësitë e saj si dhe të ngutet për të marrë një nismë që do të mund të lejonte rifillimin e proçesit demokratik. Mbetet e vërtetë se nisma për pajtim dhe dhënies fund të  konfliktit duket e ngecur aktualisht, megjithëse  një armëpushimi mes fraksioneve kundërshtare, të cilët duhet të ndalin ecjen përpara drejt dhunës, është i nevojshwm dhe i mundshëm. Kjo nismë duhet të përbëhet nga hapat që pregatisin një atmosferë për një pajtim të mirfilltë, duke filluar me lirimin e atyre që u ndaluan pas grushtit, me në krye Presidentit e zgjedhur Mursi,  garancinë për të drejtën e të gjithë egjiptianëve për të demostruar pa u sulmuar, si dhe  garancitë e lirisë së shtypit ndaj të gjithëve duke lejuar institucionet mediatike të cilat u mbyllën nga ushtria, dhe të cilat duhet të rifillojnë trasmetimet e tyre. Kjo, gjithashtu  duhet të kërkojë një angazhim nga të gjitha palët, të të gjitha forcave, të cilat duhet të abstenojnë nga përdorimi i dhunës.
 Grushti i shtetit në Egjipt ka krijuar një çarje të madhe në shpirtrat e popujve të rajonit dhe nëse  nuk e ndalojmë atë, ne do të jemi në prag të hapjes së një kapitulli të ri të bazuar te ngushëllimi i  dhunës si e vetmja mënyrë e angazhimit politik. Pastaj, askush nuk do të jetë në gjendje që të bindë masat arabe që transferimi paqësor i pushtetit është i mundur sepse thirrjet për demokraci do të jenë  varrosur nën çizmet e rënda të ushtrisë.
 
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit