-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Poloni për emigrantë “mure”

Më të lexuarat

Polonia do të fillojë ndërtimin e një muri përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë në dhjetor dhe do të përfundojë punën në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, tha ministria e brendshme në një deklaratë të hënën.

“Ndërmarrja që ne duhet të kryejmë është investim absolutisht strategjik dhe prioritar për sigurinë e kombit dhe qytetarëve të tij,” tha Ministri i Brendshëm Mariusz Kaminski.

Ministria tha se kontratat do të nënshkruheshin deri më 15 dhjetor dhe puna për murin kufitar do të filloj më vonë gjatë muajit, me ndërtuesit që do të punojnë 24 orë në ditë në tre turne, shkruan I24news, transmeton Klankosova.tv.

Muri do të kushtojë rreth 407 milionë dollarë dhe është planifikuar të shtrihet mbi 180 kilometra – rreth gjysma e gjatësisë totale të kufirit Poloni-Bjellorusi.

Mijëra emigrantë, shumica nga Lindja e Mesme, kanë kaluar ose janë përpjekur të kalojnë kufirin Poloni-Bjellorusi që nga vera.

Polonia iu përgjigj fluksit duke dërguar mijëra ushtarë në kufi dhe duke shpallur gjendje të jashtëzakonshme atje, si dhe duke ndërtuar me nxitim një gardh me tela të mpreht.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit