0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Merkel në Serbi, ia rikujton kushtet për Kosovën

Më të lexuarat

Gjermanët nuk do të kërkojnë kushte të reja ndaj Serbisë, që kjo e fundit të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian BE. Ekzistojnë vetëm temat që tashmë kanë qenë në rend të ditës në Bruksel, në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, ka thënë Ernest Rajhel, i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe vendet e EFTA-s, transmeton zeri.info.
 
Vizita e kancelares gjermane Angela Merkel në Beograd, është demonstrim i angazhimit aktiv të Evropës ndaj rajonit, përfshirë edhe Serbisë, për të dëshmuar se Gjemania është e njëjtë me të gjithë, ka thënë ai për gazetën serbe ‘Danas’.
 
Ai ka shtuar se Gjermania shpreson shumë që të hiqen të gjitha pengesat që kanë të bëjnë me implementimin e marrëveshjes së 19 prillit 2013, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
 
“Shpresojmë që më pas, këtë vit BE të jetë në pozicion për të hapur një kapitull të ri”, ka shtuar Rajhel.
 
I pyetur nëse rezultati i bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit, hap rrugët Serbisë drejt BE-së, Rahjeh është shprehur me ‘Po’.
 
“Sigurisht që po. Ne presim që të implementohet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve. Këto janë pritjet tona para se të hapet kapitulli i ri për Serbinë”,  ka shtuar Rajhel.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit