Ditën e djeshme doli një lajm i fabrikuar nga mediat në mënyrë të orekstruar se kinse deputeti Kastriot Rexhepi ka qenë në Polici për tu thënë se jam mirë nuk më ka kidnapuar kush, por me vetëdëshirë nuk kam votuar për rrëzimin e qeverisë!
Por si ka mundësi në lajm nuk tregohet se në cilin stacion policor ishte për të dhënë deklaratën? Në sa ora ka shkuar aty? Pse nuk ka ndonjë foto? Pse nuk ka asnjë dëshmitarë që e dëshmon këtë? A ishte i shoqëruar me dikë?
Këto dhe shumë dilema lidhen me deputetin Rexhepi, pasi akoma në rrethet shumë të ngushta miqësore dhe familjare ai nuk është i ‘gjallë’! Si duket mbi këtë ngjarje enigmatike është herët për të dhënë gjykim përfundimtar, pasi edhe postimet në rrjetet sociale nuk janë të natyrës së Kastriot Rexhepit.
Nëse keni dëshmi nga ndonjë aktivitet ose e keni parë Kastriot Rexhepin, na e nisni që edhe ne kemi të info më të qartë./KohaIslame.com/