Disa ditë më parë, figura më imponuese e Islamit në Serbi, Muamer Zukorliç, dha frymën e fundit, dukë shkaktuar tronditje në të gjitha shoqëritë muslimane të rajonit, e sidomos në Serbi, apo në Sanxhakun e tij.
Ish myftiu i Sanxhakut, hoxha intelektual, akademik, politikan dhe një lider i rrallë islam i kohës tonë, Muamer Zukorliç, ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të Gjithësisë në moshën 51 vjeçare. Lusim Allahun ta mëshirojë dhe ta bëj prej banorëve të Xhenetit.
I lindur më 15 Shkurt të vitit 1970 në fshatin Orle të Tutinit ku e kren edhe shkollën fillore që më pas të vazhdojë Medresen Gazi Husrev Beg në Sarajevë.
Kurse shkollimin e lartë e vazhdon në Konstantin të Algjerisë në drejtimin e Usuli-Fikhut, kurse studimet posdiplomike në Universitetin Xhinan në Tripolin e Libanit.
Ishte ligjërues në Medresen Gazi Isa Beg në Novi Pazar, pastaj ligjërues në Akademinë pedagogjike Islame në Novi Pazar, ishte edhe dekani i parë i kësaj akademie, e cila në vitin 2001 shndërrohet në Fakultet i Shkencave Islame dhe rektori i parë i Universiteti internacional në Novi Pazar që nga fillimi i tij në vitin 2002.
Kishte një jetë shumë dinamike dhe të bujshme në rrafshin fetarë, atë kulturorë, shoqëror dhe politik. Arriti rezultate të mrekullueshme në afirmimin e vlerave islame, interesin e kombit boshjak dhe ruajtjen e komuniteti musliman në Sanxhak dhe në Serbi.
Ishte inicijatorë i themelimit të Akademisë Boshnjake, Komunitetit Kulturor boshnjak dhe partisë politike për drejtësi dhe pajtim.
Edhe pse ballafaqohej me sfida dhe provokime të ndryshme ishte ballëngritur, i hapur dhe i guximshëm në artikulimin e vlerave të Islamit, mendimeve të veta dhe interesit të kombit boshnjak.
Ai edhe kur ftohej në emisionet debatuese në disa Tv të Serbis kishte guximin hapur të kritikon publikimin e amoralitetit nëpërmjet emisioneve të natyrës së Big Brother-it dhe tregonte se lejimi i amoraliteti dhe qëndrimi indiferent karshi këtyre dukurive e shkatërron një popull dhe një shtet. Andaj vdekja e tij nuk preku vetëm zemrat e popullit të tij boshnjak, muslimanëve të ballkanit por edhe shumë jomuslimanëve që kanë jetuar në Ballkan dhe kanë pasë mundësi të dëgjojnë debatet dhe fjalimet e tija.
Në jetën e një komuniteti vdekja më tragjike është vdekja e kolosit të atij populli, i cili shoqërisë së vet dhe mbarë njerëzimit i ka dhënë jetë të re, i cili ka qenë ndërtues i vërtetë dhe mësues i mirë, lider me vlera të pakontestueshme intelektuale dhe morale, të cilit popullit të vet i kanë dhënë energji, siguri, shpresë. I i cili i ka mësuar se njeriu që beson Allahun, nuk ka të drejtë të ecë mbi tokë me kryelartësi dhe se duhet të jetë i moralshëm dhe krenar por assesi kryenaltë, duhet të jetë i guximshëm por jo edhe tiran, duhet të jetë modest por asnjëherë i nënçmuar, besnik dhe i drejtë e kurrë mashtrues i padrejtë dhe se tërë jetën duhet të punojë që botën përreth ta bëjë më të mirë, më të bukur, më të përparuar, më të sigurtë dhe më të lumtur.
Po, çdo shpirt ka për të shijuar vdekjen dhe krejt ne do të ecim nga kjo botë, por për dallim të ikjes nga kjo botë e njerëzve tiran, të padrejtë, kriminel, ikjes së të cilëve u gëzohen njerëzit dhe ndihen më rehat, vdekja e njerëzve të mirë, atyre që kanë shërbyer kombin e vet dhe krejt shoqërinë, bëhet më i rëndë dhe më pikëllues.
Allahu i mëshiroftë ata njerëz që krejt një botë e kanë gëzuar me veprat e tyre të pavdekshme dhe që i pret varri ku do presin lajmin e mirë nga Allahu i Gjithëmëshirshëm, kurse këtë e shpresojmë për vëllain tonë, Muftiun dhe Muxhahidin e madh deri në momentin e fundit, dr. Muamer Zukurliqin.
Allahu e mëshiroftë Muftiun e ndjerë dhe e shpërbleftë për krejt atë që ka bërë për fenë Islame dhe për popullin e vet dhe atë vorr ku është vendosur ia bëftë një bashçe prej bashçeve të Xhenetit dhe qoftë shmebull për të gjithë atë udhëheqës të institucioneve tona fetare se si duhet të luftohet për Fenë dhe për Vatanin në çdo kohë dhe çdo vend!
Qoftë kujtim i mirë për të gjitha ata njerëz që:
“… që i përmbahen besëlidhjes me Allahun dhe nuk e prishin premtimin;
dhe ata që mbajnë lidhjet (familjare) që ka urdhëruar Allahu të mbahen, që kanë frikë Zotin e tyre e i frikësohen llogarisë së rëndë;
dhe ata që durojnë për të fituar dashurinë e Zotit të tyre, që falin namazin, që ndajnë fshehurazi dhe haptazi nga ajo që ua kemi dhënë Ne dhe, që të keqen, e kthejnë me të mirë. Këtyre u takon shpërblimi në Shtëpinë e fundit:
Xheneti i Adnit, në të cilin do të hyjnë ata dhe besimtarët e ndershëm prej prindërve të tyre, grave dhe pasardhësve të tyre. Dhe engjëjt do të hyjnë tek ata nga çdo derë (e Xhenetit)
(e do t’u thonë): “Shpëtimi qoftë mbi ju, për durimin që keni treguar (në jetën e kësaj bote)! Sa vendbanim i bukur që është ky!”
(Er-Ra’d: 2-24).
Bekir Halimi