3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Këtë vit nuk ka amnisti për të burgosurit në Shqipëri  

Më të lexuarat

Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja deklaroi se këtë vit nuk ka amnisti për të burgosurit në Shqipëri.

Ai gjatë një takimi me gazetarë njoftoi se do të mbyllet burgu i Zaharaisë në Krujë, teksa sqaroi se të dënuarit që gjenden aty do t’i dërgojnë në bllokun 4 dhe 5 në burgun e Shënkollit që është i rikonstruktuar.

Mbyllja e burgut të Zaharaisë është kërkuar prej vitesh nga organizatat për të drejtat e njeriut për shkak të kushteve të këqija të këtij burgu ku mbahen personat e dënuar me probleme mendore. /euronews.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit