-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kosova pjesë e monografisë për Speleologjinë

Më të lexuarat

 

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e vitin 2021 si vit Ndërkombëtar i Shpellave dhe Karstit, Unioni Ndërkombëtarë i Speleologjisë së Mesdheut ka publikuar monografinë “Speleomedit – Pamje panoramike e shpellave dhe karstit të vendeve të Mesdheut”, që përfshinë një përmbledhje të punimeve që prezantojnë shpellat dhe fenomenet karstike të vendeve të Mesdheut, ka njoftuar Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.

“Ideja themelore e projektit është mbledhja dhe shpërndarja e informacionit mbi aktivitetet speleologjike të Mesdheut, duke i dhënë mundësinë kështu vendeve të këtij rajoni që të promovojnë kërkimet dhe aktivitetet që realizohen nga organizatat dhe speleologët e këtyre vendeve”, thuhet në njoftim.

AMMK thekson se ky projekt synon të japë një kontribut të rëndësishëm për ndërgjegjësim të përbashkët dhe për të forcuar lidhjet ndërmjet grupet speleologjike dhe institucionet kërkimore në vendet e Mesdheut, me qëllim rritjen e kapaciteteve dhe veprimeve për të mbështetur mbrojtjen e karstit dhe e shpellave.

Monografia është e strukturuar në 7 artikuj të përgjithshëm që japin një pamje panoramike të karstit, gjeomorfologjisë, hidrologjisë, bio-gjeografisë, biologjisë nëntokësore si dhe historisë dhe kulteve të lidhura me shpellat në vendet e Mesdheut.

“Në një nga artikujt është prezantuar edhe speologjia e Kosovës, falë angazhimit të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës”, njofton AMMK./

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit