-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ndërron jetë Presidenti i 9-të i Turqisë Suleyman Demirel

Më të lexuarat

Presidenti i 9-të i Turqisë, humbi jetën në spitalin në Ankara, ku kurohej për shkak të infeksioni në rrugët e frymëmarrjes dhe Insuficencës kardiake.
 
Në jetën e tij politike 40 vjeçare, ka qenë një lider partie dhe ashtu siç e ka quajtur edhe ai vetë “ka shkuar 6 herë në krye të kryeministrisë e ka ardhur 7 herë kryeministër”, ka qenë inxhinier ndërtimi dhe drejtor i Çështjeve Shtetërore të ujit me nofkën “mbreti i barazheve”, ka qenë “babai” me kapele i politikës turke.
Suleyman Demirel, humbi jetën në moshën 91 vjeçare.
Përvojën e tij të parë politike e pati në vitin 1962 në Partinë e Drejtësisë (Adalet Partisi) dhe pas një sulmi ndaj selisë së kësaj partie, për një farë kohe u tërhoq nga politika aktive.
Në vitin 1965, Demirel ju rikthye politikës dhe hyri për herë të parë në kuvend si deputet i rrethit Isparta nga Partia e Drejtësisë. 
Po të njëjtin vit, Ai themeloi qeverinë e 30-të të Republikës së Turqisë dhe në moshën 41 vjeçare u bë Kryeministri i 12-të i vendit. 
Në 12 mars 1971 u bë grusht shteti dhe Demirel dha dorëheqjen. 
Demirel, gjatë periudhave të grusht shteteve ndërmjet viteve 1971-1980 themeloi 3 herë qeverinë e koalicionit. 
Seleyman Demirel, kaloi një periudhë në burg. Deri në vitin 1987, për 7 vjet me radhë atij ju ndalua pjesëmarrja në politikë. 
Me votimin popullor të 6 shtat 1987 mori fund dhe dënimi për të qenë pjesëmarrës në politikë dhe në 24 shtator ai u zgjodh kryetari i Partisë së Rrugës së Drejtë (Doğru Yol Partisi ‘DYP’)
Në zgjedhjet e 20 tetor 1991 DYP dhe Partia Popullore Social Demokrate, bënë koalicion dhe themeluan qeverinë e 49-të të Republikës së Turqisë, Demirel erdhi përsëri në detyrën e Kryeministrit. 
Ndërsa ndalesa e tij e fundit politike ishte Pallati Presidencial Çankaya.
Në 16 Maj 1993, nga ana e kuvendit, Demirel u zgjodh Presidenti i 9-të i Turqisë. 
Pas detyrës 7 vjeçare, ai ja la detyrën Presidentit të 10-të Ahmet Necdet Sezer. 
Gjatë viteve 1965-1993, Suleyman Demirel ka qenë kryeministër i 7 qeverive të ndryshme për 10 vjet e 5 muaj dhe pas detyrës 7 vjeçare si president, ai u tërhoq nga politika. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit