1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Eksperti amerikan: Kurti dhe Vuçiç duhet të hartojnë një rrugë të re pajtimi

Më të lexuarat

Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç duhet që ta mirëpresin dialogun e rinovuar për të cilin po insistojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke komentuar thirrjen e SHBA-ve për implementimin e Asociacionit, Ben Meir ka thënë se Kosova dhe Serbia mund të përfitojnë shumë nga ky proces. Sipas tij, ndonëse s’ka pajtim për njohjen reciproke, dy liderët duhet të hartojnë një rrugë të re pajtimi.

“Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit ka thënë “Është thelbësore që Kosova dhe Serbia të respektojnë zotimet e tyre duke zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme. Këtu përfshihet Asociacioni i Komunave Serbe”. Fakti që SHBA dhe BE po i shtyjnë të dyja palët të përfshihen në një dialog të ri është shumë i rëndësishëm. Unë besoj se si Vuçiç ashtu edhe Kurti duhet ta mirëpresin një dialog të tillë të rinovuar duke qenë se të dyja palët mund të përfitojnë shumë nga bashkëpunimi. Edhe pse ata nuk bien dakord për përfundimin e lojës – njohjen e ndërsjellë – ata megjithatë mund të bien dakord të hartojnë një rrugë të re pajtimi,” ka shkruar ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit