-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kina kufizon ndërtimin e qiellgërvishtësve, jo më të lartë se 500 metra

Më të lexuarat

Kina ka kufizuar lejet e qyteteve më të vogla për ndërtimin e “ndërtesave shumë të larta”, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të kufizuar projektet e panevojshme.

Në Kinë ndodhen disa nga ndërtesat më të larta në botë, përfshirë Kullën e Shangait, e cila ka 128 kate.

Në mediat lokale është vënë gjithashtu në pikëpyetje nevoja për ndërtesa shumë të larta e qyteteve me densitet të ulët, duke i quajtur ato jo praktike dhe të kota.

Tashmë janë ndaluar ndërtesat më të larta se 500 metra.

Ky njoftim u prit mirë në median sociale kineze Weibo, ku shumë veta deklaruan se qiellgërvishtëset tepër të lartë “nuk nevojiten… ata janë thjesht për të tërhequr vëmendjen”.

Në fillim të këtij viti, shteti vendosi të ndalonte “arkitekturën e shëmtuar”.

“Ne po jetojmë në një kohë kur njerëzit janë shumë të vrullshëm dhe të nxituar për të prodhuar diçka të veçantë që të mbahet mend”, tha për South China Morning Post, Zhang Shangwu, nënkryetari i Kolegjit të Arkitekturës dhe Planifikimit Urban.

“Çdo ndërtesë duhet të jetë një pikë referimi, dhe planifikuesit e qytetit përpiqen ta arrijnë këtë qëllim duke shkuar në ekstreme të çuditshme”.

Çfarë thonë rregullat e reja?

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar të martën, Ministria e Strehimit dhe Zhvillimit Urban dhe Rural dhe Ministria e Menaxhimit të Emergjencave thanë se qyteteve me popullsi më pak se tre milionë banorë, nuk do të lejohen të ndërtojnë ndërtesa më të larta se 150 metra (492 ft).

Atyre me popullsi më të madhe se kaq, nuk do t’u lejohen ndërtesat më të larta se 250 metra.

Ministria sqaroi se duhet të kërkohen leje për përjashtime të veçanta nëse një qytet me një popullsi urbane prej më pak se tre milionë banorësh, dëshiron të ndërtojë një ndërtesë më të lartë se 150 metra.

Megjithatë, ata u shprehën se nuk do të lejonin në asnjë rrethanë një ndërtesë më të lartë se 250 metra.

Në mënyrë të ngjashme, qytetet me një popullsi urbane mbi tre milionë banorë, mund të aplikojnë për të ndërtuar një ndërtesë më të lartë se 250 metra, në rrethana të caktuara, por ndalohen ato mbi 500 metra.

Ata që shkelin këto rregulla të reja do të mbajnë “përgjegjësi të përhershme”, shtoi deklarata./ BBC

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit